11 femra helmohen në një fabrikë këpucësh në Krujë

11 femra janë helmuar në një fabrikë këpucës në Budulle të Krujës. Punonjëset e fabrikës për momentin ndodhen në urgjencë ku po marrin trajtim mjeksor. Mwsohet se femrat kanw patur simptoma si marrje mendsh  dhe gjendje tw fikti. sipas informacioneve paraprake dyshohet se ka qenw aspirimi jo i mirw dhe efektet negative tw çliruara nga lënda e parë e punës. Ndërkohë ekspertët kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet.

Informacion paraprak.

Sot, më dt 31.05.2017 , rreth orës 09:00, në Spitalin e qytetit Fushë-Krujë janë paraqitur 11 shtetase me komplikacione shendetësore (marrje mendsh, gjendje të fikti),  të cilat janë punonjëse të fabrikës së kepucëve në Fushë- Krujë. Shtetaset e mësipërme gjatë orarit të punës në fabrikë, nuk janë ndier mirë. Menjëherë janë dërguar në Qendrën Shëndetësore Fushë-Krujë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak ka qenë aspirimi jo i mirë dhe efektet negative të çliruara nga lënda e parë e punës. Policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë dhe Inspektoriatin e Mjedisit, po kryejnë të gjitha veprimet e duhura për përcaktimin e shkakut dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne