Bota

11 kërkesat e Donald Trumpit për vendet e Gjirit Persik

Presidenti amerikan Donald Trump dëshiron që para sjelljes së vendimit për imponimin e sanksioneve të reja Iranit me 12 maj, të zgjidh krizën e vendeve të Gjirit, ceket në tekstin e gazetës kuvajtiane Al Rai, në të cilin theksohet se sekretarit shtetëror të tanishëm Mike Pompesë, gjersa ishte në detyrën e drejtorit të CIA-së, presidenti amerikan e urdhërori që të rris përpjekjet për të përfunduar kriza e shteteve të Gjirit Persik.

Lidhur me këtë, shkruan Al Rai, presidenti amerikan para njëzet ditësh vendeve të Gjirit ju ka dërguar dokumentin me 11 kërkesa për përfundimin e krizës. Sipas artikullit të gazetës kuvajtiane, këto kërkesat janë me sa vijon:

1- Konfirmimi i miqësisë së fortë në mes vendeve të Gjirit dhe SHBA-ve.

2- Konfirmimi i nevojës së shfaqjes unike në kundërshtimin e planeve iraniane në rajon.

3- Konfirmimi i përkushtimit amerikan ruajtjes së sigurisë së vendeve të Gjirit, pasi që kjo është në interes të dyanshëm.

4- Për kundërshtim efikas ndaj regjimit iranian është i nevojshëm homogjenizimi më i madh i Këshillit për bashkëpunim të Gjirit me lidhje më të ngushtë me Egjiptin dhe Jordaninë si dhe vendet tjera miqësore.

5- Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të marrin përsipër përgjegjësinë ndaj kundërshtimit të veprimit iranian në rast se shtetet e Gjirit vazhdojnë mosmarrëveshjet e tyre dhe vazhdojnë të refuzojnë parimin e zgjidhjes domosdoshme të mosmarrëveshjeve të tyre.

6- Përkujtimin e viktimat amerikane në luftë kundër terrorizmit nga viti 2001 e gjer tani si dhe vëllimi i resurseve materiale dhe njerëzore amerikane të investuara në këtë fushë, prej të cilëve më së shumti dobi kishin vendet e Gjirit.

7- Vërejtja se SHBA-të do të ndalin të përmbushin obligimet e tyre në rast se vendet e Gjirit nuk marrin qëndrim unik në koalicion me SHBA-të në luftë kundër terrorizmit dhe detyrimit të Iranit që të ndal aktivitetet e t’ia në rajon.

8- Insistimi në atë që vendet e Gjirit të paraqesin iniciativën e përbashkët për përfundimin e krizës dhe të tregojnë unitet para konferencës amerikano-gjirike. SHBA-të kërkojnë që proklamata e iniciativës të përmbajë deklaratën e përfundimit të gjitha llojeve të bllokadës, hapjes së kufijve dhe vendosjes së sërishme të trafikut tokësor dhe ajror si dhe normalizimi i marrëdhënieve diplomatike.

9- Diplomacia amerikane është e gatshme të ndërmjetësojë në përafrimin e qëndrimeve dhe zgjidhjen e çështjeve kontestuese, por nuk duan të merren me të gjitha çështjet dhe detajet të zgjidhjes pasi që kjo kërkon periudhë kohore më të gjatë, ndërsa uniteti është i domosdoshëm për shkak të obligimeve të afruara, prandaj Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin që vendet e gjirit pas përfundimit të muajit prill të prezantojnë qëndrimin e përgjithshëm dhe përkushtimin e tyre në drejtim të përfundimit të krizës, ndërsa detajet të zgjidhen gradualisht apo hapë pas hapi.

10- Nga të gjitha vendet e Gjirit kërkohet që të ndalin fushatën mediale kundër njëra tjetrës.

11- Fokusimi në vazhdimin e konsultimeve në mes SHBA-ve dhe vendeve të Gjirit lidhur me qëndrimet amerikane kundër Iranit. SHBA-të shpresojnë se do të kenë mbështetjen e vendeve të Gjirit, Egjiptit, Jordanisë dhe vendeve tjera miqësore kur të shpallin vendimin e tyre lidhur me Iranin me 12 maj 2018.

Burimi : SAFF/ ml