Bota

117 anëtarë të Helmetave të Bardha shkojnë në Kanada

Televizioni CBC News në Kanada, ka transmetuar se kanë shkuar në Toronto 117 anëtarë të Helmetave të Bardha, organizatë kjo e cila pretendon të jetë organizatë e ndihmës humanitare, por që në të vërtet është zbuluar se ka lidhje me organizata terroriste.

Sipas transmetimit të CBC News, 7 familje të përbëra nga së paku 117 anëtarë të Helmetave të Bardha të cilët Izraeli i kishte evakuuar nga Siria, kanë zbritur në Aeroportin Pearson të Torontos.

Anëtarët e grupit do të vendosen në 4 provinca, duke përfshirë British Columbia, Saskatchewan, Ontario dhe Nova Scotia.

Në muajin korrik, Izraeli kishte evakuuar gjatë orëve të natës rreth 800 anëtarë të Helmetave të Bardha nga lartësitë e Golanit në Jordani. Evakuimi ishte kryer me kërkesë të Shteteve të Bashkuara dhe vendeve evropiane. Ndërsa Britania, Gjermania dhe Kanada kishin thënë se do t’i pranojnë anëtarët e grupit për 3 muaj./sputnik

OPINIONE