Bota

12 arsye pse Asadi nuk është dhe nuk mund të jetë “diktator brutal”

Gjatë viteve të kaluara mediat perëndimore dhe të Gjirit, si dhe pasuesit e tyre në rajon, presidentin sirian Bashar al Asadin e kanë quajtur “diktator brutal”. Njëri nga portalet siriane ka publikuar 12 arsye të cilët demantojnë këto pretendime. Edhe pse burimi mund të jetë i njëanshëm, i Damaskut, shënimet dhe faktet e theksuara askush nuk mund të mohojë.

1. Bashar al Asadi udhëheq Sirinë që nga viti 2000, edhe pse ky rol ishte i përcaktuat për vëllaun e tij Basel al Asad, i cili ndërroi jetë në fatkeqësisht në komunikacion në viti 1994. Gjatë kohës së qeverisjes së tij plot 11 vite nuk ka pas protesta, kryengritje, revolucion apo luftë qytetare. Siria nën qeverisjen e Bashar al Asadit ishte e qetë, sekulare dhe shtet shumë i suksesshëm. Sunitët, shiitët, krishterët e të gjitha konfesioneve, druzët, turkmenët, kurdët, hebrenjtë dhe pakicat tjera nacionale dhe fetare kanë jetuar në harmoni dhe bashkëpunim. Kjo nuk ishte ”bashkëjetesë” në të cilin secili nuk e prek tjetrin, por kishin jetë të përbashkët pa marr parasysh prejardhjen e dikujt. Njerëzit kanë pas sistemin e lirë shëndetësor, arsimim fillor, të mesëm dhe të lartë falas. Vëllazërinë myslimane, me dorë të hekurt babai i tij Hafëz al Asadi pothuajse i ka shkatërruar në vitin 1982, ndërsa ekstremistët sunit Bashar al Asadi i ka mbajtur nën kontroll gjer në vitin 2011. Në vend ka mbretëruar dhe akoma mbretëron pluralizmi politik, por që partitë me parashenjë kombëtare apo fetare si dhe programe ekstremiste dhe sekulariste janë të ndaluara.

2. Nën qeverisjen e Bashar al Asadit GDP-ja e Sirisë nga viti 2000 gjer në 2010 është trefishuar. Njëkohësisht raporti i borxhit ndaj GDP-së është zvogëluar nga 150% në 30%. Bashari e ka pas më lehtë të veprojë pasi baba i tij Hafëz al Asadi në trashëgimi ia ka lënë vendin e cila i ka ndërprerë të gjitha lidhjet me Fondin Monetar Ndërkombëtar me 1 janar 1984. Pas këtij veprimi inflacioni u rrit në 80%, por pas dy-tre vitesh është zvogëluar në 15-20% e cila ishte aktuale edhe gjer në shpërthimin e luftës qytetare dhe agresionit kundër Sirisë.

3. Në të vërtetë Siria ishte aq stabile sa që pas invadimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Irakun fqinj gjer në vitin 2010 ka pranuar një milion refugjat irakian. Ata sikurse qindra mijëra palestinez gjatë dekadave të kaluara thjeshtë kanë ardhur nga zori si popull vëlla dhe kanë jetuar pa kurrfarë probleme burokratike duke shijuar çdo gjë që kanë pas në dispozicion edhe vet sirianët.

4. CNN në shtete arabe, duke përfshirë edhe ata në Lindjen e Afërt , në vitin 2009 ka kryer një sondazh në të cilin Asadi me 66% të votave për botën arabe ishte ”personalitet i vitit”.

5. Në sondazhin tjetër po të njëjtën vit, njerëzit janë pyetur se cilin person e duan më së shumti jashtë vendit të tij. Edhe në këtë sondazh prapë Asadi doli i pari, edhe pse kjo nuk kishte të bëjë me zgjedhjen e Bashar al Asadin. Është interesant se këto shënime i ka publikuar edhe revista amerikane Foreign Policy.

6. Në vitin 2010, një vit para fillimit të luftës, më mirë të themi agresionit, 8,5 milion njerëz të huaj kanë vizituar Sirinë. Pse? Sepse ishte vend i bukur, me traditë historike, e qetë dhe shtet i sigurt. The New York Times atë vit Sirinë e ka vendos në pozitën e shtatë në botë si vend atraktiv për udhëtime turistike në botë. Duke marrë parasysh se Siria ka vetëm 20 milion banor, prej të cilëve një numër i madh jetonin në hapësirat shkretinore të paarritshme numri i turistëve ishte mahnitës. Ekziston një varg të video udhëpërshkrime në You tube me emërtim” Siria e Peter Marshallit”, një film dokumentar i historianit dh shkrimtarit anglez i cili ka udhëtuar nëpër Siri në vitin 2009 dhe në fillim të vitit 2011, në kohën kur nisën protestat e para në Dara. Në incizimet shihen se sa ishte vendi i qetë dhe i bukur.

7. Edhe këtu sikurse kemi lajmëruar, në vitin 2014 në zgjedhjet kinse të kontestueshme në Siri me shumë parti dhe kandidat, Asadi ka fituar 88% zë votave. Dalja ishte 73,42% pasi që sirianët në kampet në Liban, Jordani, Egjipt dhe Irak masivisht kanë dal në votime, gjersa Turqia ka ndaluar mbajtjen e votimeve në territorin e saj, gjë që kanë bërë edhe vendet tjera evropiane, përveç Çekisë, Austrisë, Rumanisë, Polonisë, Serbisë, Suedisë, Rusisë dhe Ukrainës.

8. Aktualisht më shumë se 80% sirian jetojnë në hapësirat nën kontrollin e Bashar al Asadit. Në mesin e tjerëve prej 20 % të cilët kanë mbetur të jetojnë nën ISIS-in, shumica e tyre është duke jetuar kundër vullnetit të tyre, gjë që po shihet pas hyrjes së trupave qeveritare në vendet e porsaçliruara në Siri.

9. Viti 2017 do të mbetet i shënuar si vit në të cilin Asadi ka fituar kundër ISIS-it dhe Al Kaidës, me ç’rast më shumë se gjysmë milion refugjat sirian janë kthyer në shtëpitë e tyre në zonat e porsaçliruara të cilat tani i kontrollon ushtria dhe policia siriane. Këto shënime në tërësi i hedhin poshtë tregimet e neokonservatorëve amerikan për luftën dhe refugjatët. Përveç kësaj, edhe pse për këto shumë pak materiale publikohen në internet, me të madhe po punohet në rindërtimin e qyteteve sikurse Alepi, Homsi, Deir ez Zoras dhe paralagjet e Damaskut.

10. Se po të ishte Asadi aq brutal dhe autoritar sikurse tiranët e Arabisë Saudite, Jordanisë dhe Katarit, të gjithë aleatët e Perëndimit, atëherë gjatë shtatë viteve të kaluara do të duhej të ishte i përmbysur. Qoftë nga ana e popullit apo ushtrisë, por kjo nuk ndodhi. Për shembull në vitin 2017 Arabia Saudite ka dënuar me vdekje një fëmijë të moshës 17 vjeçare vetëm se ka marr pjesë në takimin e ithtarëve të demokracisë. Është e qartë se asnjë udhëheqës perëndimore nuk do të kërkojë përmbysjen e dinastisë së Saudit në atë vend.

11. Kur Brad Pitt dhe Angelina Joli në vitin 2009 kanë vizituar refugjatët irakian në Siri, presidenti Asad personalisht i ka vozitur ku kanë dashur ata, pa sigurim të dukshëm. Megjithatë, kur gazetarët e revistës Vogue kanë ardhur në Siri me dëshirë që të zhvillojnë intervistë me Asman Asad, zonjën e parë të Sirisë, ishin të befasuar se ajo i ka vozitur personalisht nëpër Damask. Këtë nuk e kanë treguar në përshkrimin e tyre dhe se detajet nga jeta e Basharit dhe Asmas fshihen nga opinioni publik. Megjithatë, ata në të njëjtën mënyrë sillen si në rastin kur i presin yjet e Holivudit apo gazetarët e njohur botëror, ashtu edhe ndaj ushtarëve, fëmijëve dhe njerëzve të tyre në Siri. Për shembull presidenti sirian Bashar al Asadi një bajram të Ramazanit e ka kremtuar në linjën e parë të frontit në Gutën Lindore duke darkuar në arkën e drurit së bashku me ushtarët e tij. Asma al Asad me vite rregullisht kalon në shoqëri me fëmijët, posaçërisht të atyre pa prindër, me refugjatë, të plagosurit dhe me nënat e ushtarëve të vrarë, ndaj të cilëve tregon një dashuri të madhe. Asma është lindur dhe rritur në Britaninë e Madhe, ka diplomuar në shkencat kompjuteristike, ka punuar për JP Morgan në Londër dhe ka marrë diplomën në Shkollën e biznesit në Harvard. Atje e ka takuar Bashar al Asadin, janë kurorëzuar dhe Asma u vendos në Siri. Bashar al Asadi është mjek oftalmolog i cili ka studiuar edhe ai në Britaninë e Madhe. Kanë tre fëmijë.

12. Në përfundim mund të themi se politika e jashtme është sikurse mafia, edhe pse trendet ndryshojnë, bile për ato shtete të cilët vendosin të japin rezistencë. Por akoma vlen rregulla për liderët e shteteve të vogla se në rast se kundërshtojnë qarqet e fuqishme perëndimore, do të demonizohen dhe nis plani i përmbysjes së tyre. Në rast se luani lojën sipas rregullave të globalistëve, askush nuk do të ju prek, nuk do të jeni diktator dhe do të fitoni grimca nga tryeza e tyre.

Por, llogaria e sundimtarëve të ashtuquajtur të botës për Siri ishte e gabuar. Në përmbysjen e “diktatorit”, tregimit të cilit i besuar shumë evropian dhe amerikan naiv, për të cilin u shpenzuan me qindra miliard dollar, dështoi, rezultati përfundimtar i së cilës është zero sukses.

Burimi : LOGIČNO/ ML

OPINIONE