12 Bahmani, dita e nisjes së dhjetëditëshit të Faxhrit

12 Bahmani që përkon me 1 shkurtin është dita e nisjes së dhjetëditëshit të Faxhrit të fitores së revolucionit islamik.

Prej sot më 1 shkurt që përkon me 12 Bahmanin e kalendarit diellor, nis dhjetëditëshi i Faxhrit i fitores së Revolucionit Islamik,  është simbol i unitetit dhe i bashkimit të popullit iranian. 41 vjet më parë në një ditë si kjo njëkohësisht me futjen historike të imam Khomeinit (ra) në Iran, themeluesit të Republikës Islamike të Iranit, në të gjithë Iranin nis dhjetëditëshi i Faxhrit kushtuar fitores së revolucionit islamik.

Në këtë ditë imam Khomeini arriti në aeroportin e Mehr Abadit në Teheran. Ai në këtë aeroport mbërriti me një ceremoni të veçantë ku të gjitha zilet e shkollave, kambanat e kishave, buritë e trenave dhe të anijeve, ranë njëkohësisht. Populli iranian në këtë ditë viziton mauzoleun e imam Khomeinit(ra) dhe shpreh besnikërinë ndaj aspiratave të imamit. Përveç kësaj mauzoletë dhe varrezat e dëshmorëve mbushen me lule për përkujtimin dhe nderimin e tyre. Në të gjithë Iranin sot organizohen ceremoni të veçanta me rastin e futjes së imam Khomeinit në Teheran. Gjithashtu në aeroportin Mehr Abad dhe tek varrezat e dëshmorëve, do të mbahen parada të veçanta. Imam Khomeini (ra) pas 15 vite internim jashtë vendit, më 1 shkurt të vitit 1979 arriti në Teheran ku u prit ngrohtësisht nga i gjithë popullit iranian. 10 ditë më vonë, d.m.th. më 11 shkurt 1979, u shpall fitorja e revolucionit islamik. Periudha nga 1 deri më 11 shkurt në Iran është quajtur Dhjetëditëshi i Faxhrit të fitores së Revolucionit Islamik.

Bashkimi dhe uniteti është faktori më i rëndësishëm në fitoren e revolucionit islamik i cili për një periudhë të shkurtër fitoi përballë një regjimi të fuqishëm. Për të treguar rëndësinë e unitetit mjafton të kujtojmë këtë thënie të imam Khomeinit (ra) i cili ka thënë se çelësi i fitores së revolucionit islamik është premtimi hyjnor. Imam Khomeini (ra) thekson: “Kombi islam u ngrit në këmbë për të mbrojtur islamin me gjithë fuqinë e tij dhe i dha fund veprës së regjimit armik të islamit të cilin e formoi mbreti Shah.

Ky komb ashtu siç e vuri re e gjithë bota, lëvizi në rrugën e mbrojtjes së besimit në islam dhe është i gatshëm të sakrifikojë deri në fitore. Ky komb ka vullnet dhe ne jemi të bindur që lëvizja e këtij kombi do të rezultojë me fitoren e popullit dhe disfatën e armikut”. Uniteti i fjalës dhe besimi hyjnor mund të jenë sekreti i fitores së çdo kombi. Sekreti i fitores së Revolucionit Islamik ishte uniteti në të gjitha sferat e sistemit dhe njerëzve. Amerika që në vigjilje të fitores së Revolucionit Islamik është munduar të godasë këtë revolucion dhe gjunjëzojë popullin iranian por pa arritur kurrë ndonjë sukses. Faktorë që çuan në dështimin e përhershëm të komploteve dhe përpjekjeve të Amerikës kundër popullit iranian janë:

Durimi dhe qëndresa e popullit para komploteve.

Fuqia e botë e Republikës Islamike të Iranit që pengon armiqtë të realizojnë qëllimet e tyre.

Dhe njohja e armikut nga ana e popullit iranian.

Populli iranian në momente të ndjeshme gjithmonë është treguar vigjilent dhe ka treguar se në asnjë mënyrë nuk lejon që armiku të realizojë qëllimet dhe objektivat e tij. Historia e Revolucionit Islamik tregon se kombi iranian ka mposhtur të gjitha komplotet e armikut gjatë 41 viteve të fundit me unitetin dhe integritetin e tij dhe sekreti i suksesit të tij në këto vite është uniteti. Lideri suprem i Revolucionit në deklaratat e tij duke iu referuar proceseve të komploteve kundër kombit iranian dhe dështimeve të Amerikës, ka thënë: Amerika është e zemëruar, është shumë e zemëruar. Nga kush është i zemëruar? Nuk është vetëm e zemëruar nga kjo, është e zemëruar me kombin iranian, është e zemëruar me qeverinë iraniane, është e zemëruar me revolucionin iranian. Përse? “Për shkak të humbjes dhe për shkak se ajo është mposhtur nga kjo lëvizje masive”.

Ai më tej shtoi: “…… qëllimi i tyre përfundimtar është i qartë. Natyrisht, qeveria e mëparshme amerikane nuk e shprehte këtë, dhe thoshte të kundërtën, mirëpo edhe ata kishin të njëjtin qëllimi që ishte të shkatërronte Republikën Islamike.  Këto, që janë tani shprehen haptazi dhe pa ndonjë hezitim dhe thonë se “ne” duhet ta rrëzojmë Republikën Islamike. Ky pra është qëllimi. Por historia e revolucionit të kombit iranian tregoi se ajo që e bëri emrin e Iranit Islamik të dëgjohet në botë dhe  që e ktheu atë në një model universal, është uniteti dhe lëvizja drejt realizimit të vlerave dhe aspiratave të larta islame. Republika Islamike e Iranit nuk është vetëm një model i unitetit të kombit iranian, por ajo ka hedhur hapa edhe për unitetin e botës islamike./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne