Basha: Shikoni si i harxhon Rama paratë e shqiptarëve për luks (VIDEO)

Ok Lulzim Basha akuzon nëpërmjet një postimi me video në Facebook Edi Ramën për miliona euro shpenzime për luks nga paratë publike.

Basha thotë se për vete Rama ka pasuri dhe luks, ndërsa për njerëzit, papunësi, varfëri e padrejtësi. Kreu i PD flet për kontrata sekrete dhe dhënie pa tender të miliona eurove firmave fantazmë, ndërsa tregon dhe emrat që kanë përfituar.

“Pasuri dhe Luks për vete, Papunësi, Varfëri Padrejtësi dhe Pasiguri për njerëzit.
Hajduti Psiqik dhunon dhe gjobit sipërmarrjet e vogla që mezi mbajnë me bukë shumicën e familjeve shqiptare! Me paratë e grabitura atyre financohen luksi dhe qejfet e Hajdutit Psiqik dhe klientëve të tij.
Ja si harxhon miliona euro të shqiptarëve për luksin e tij dhe kontrata ‘sekrete’ për miqtë dhe familjarët e tij Hajduti Psiqik”,shkruan Basha.

“Edi Rama është një hajdut që jeton mes luksit me para publike. Vetëm për luksin e zyrave në kryeministri ka shpenzuar mbi 5.5 milionë euro! Edi Rama i ka dhënë pa tender një firme fantazmë 3.2 milionë euro për luksin e zyrës së tij. 14.3 milionë euro janë kontrata sekrete, pa garë. Përfituesit kryesorë: Familja dhe miqtë, baxhanaku Armand Frangu, Alban dhe Olsi Efitimi, megahajduti Ilir Beqja. Vjedhja dhe grabitja janë i vetmi aktivitet i Ramës! Edi Rama nuk jep llogari për vjedhjen e shqiptarëve sepse ai vjedh zgjedhjet! Kjo krizë zgjidhet vetëm me pranga në duart e politikanëve hajdutë!”,thuhet në video./lapsi

Basha Fb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne