Denoncimi/ Arrestohet bashkëshorti i kryetares së Këshillit Bashkiak (Emri)

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e qytetarit dixhital, sipas të cilit bashkëshorti i kryetares së Këshillit Bashkiak të Vorës është arrestuar për evazion fiskal.

Kështu pas Agim kajmakut, ndaj të cilit prokuroria ka nisur verifikimet në kuadër të ligjit të dekriminalizimit, duket se qytetarëte Vorës janë zhgënjyer edhe nga një tjetër zgjedhje e Edi Ramës.

Kryetarja e Këshillit Bashkiak të Vorës është Mimoza Lala, ndërsa sipas mesazhit të publikuar nga Berisha, i arrestuari për evazhin fiskal është Astrit Lala. Ky i fundit u arrestua pak ditë më parë nga policia e Tiranës me urdhër të prokurorisë në kuadër të një mega-operacioni kundër një skeme mashtrimi me TVSH-të.

Astrit Lala është ortak i kompanisë ‘LEKSI SECURITY 1’, e cila ka aktivitet në “Ruajtjen e objekteve dhe institicioneve publike dhe private, sigurimin fizik, mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të shtetasve vendas dhe të huaj, istalim dhe përdorim i sinjalistikës të radioalarmit dhe pajisjeve të tjera të vëzhgimit”.

Denoncimi i ish-Kryeministrit Berisha

Qytetari i Vores ndjehet dy here i ndeshkuar!

Lexoni mesazhin e tij. sb

Zoti Berisha te uroj shendet. Banoj ne Vore, ke vendi i cudirave, me kryetarin e ri me probleme dhe me kryetaren e keshillit te ri bashkiak te ciles i kane arrestuar burrin diten e sotme per evazion fiskal i cili quhet Astrit Lala dhe e shoqja Mimoza Lala. Me respekt dhe te perqafoj/boldnews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne