Policia Kufitare në Kakavijë ka zbuluar 14 pako kanabis, me një peshë prej 7 kilogramësh të fshehura në gomën rezervë të një automjeti, ndërsa është vënë në pranga një 32-vjeçar.
Menjëherë është njoftuar grupi Hetimor, ku kanë mbërritur Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër.
Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor rezultoi se në brendësi të gomës rezervë kishte 14 pako me lëndë narkotike Cannabis Sativa, me peshë rreth 7 kilogramë gjithsej, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, ku në përfundim të veprimeve të kryera nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Burimi: Top Channel