Shqiperia

14 tërmete në Gjirokastër, Dhërmi dhe Vlorë, lëkundja më e fortë 4.5 ballë

Instituti i Gjeoshkencave njoftoi se një seri tërmetesh të lehta janë regjistruar në jug të vendit, kryesisht në Gjirokastër, Dhërmi dhe Vlorë. Lëkundja e fundit u regjistrua në fshatin Zhulat të Gjirokastrës rreth orës 03:15 të mëngjesit të së dielës. Autoritetet njoftuan se ky tërmet i fundit ishte 2.6 ballë.

Ndërsa lëkundjet më të forta janë regjistruar në fshatin Vërmik, me magnitudë 4.5 ballë.

Gjithsej në Gjirokastër, Dhërmi dhe Vlorë janë regjistruar 14 lëkundje tërmeti, megjithatë një pjesë e tyre kanë qenë aq të lehtë sa nuk janë ndjerë nga një pjesë e mirë e banorëve.

Lëkundjet më të lehta kanë qenë 1.4 ballë, ndërsa më të forta arritën deri në 4.5 ballë.