15 efektivë dhe 4 protestues të lënduar nga përplasjet gjatë protestës

Tensioni i protestës është përshkallëzuar me zhvendosjen e turmës drejt godinës së Parlamentit, ku janë hidhur mjete piroteknike. Në kundërpërgjigje, forcat policore po përpiqen të shpërndajnë protestuesit përmes gazit lotsjellës.

Nga përplasjet mes forcave policore dhe protestuesve, kanë mbetur të lënduar 15 efektivë, të cilët janë transportuar drejt spitalit të traumës në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Mësohet se efektivët e lënduar nuk kanë marrë lëndime serioze dhe gjenden në gjendje të mirë shëndetësore.

Nga ana tjetër, nga radhët e protestuesve ka pasur 4 të lënduar, të cilët gjenden po ashtu nën kujdesin e mjekëve.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne