15 gjëra që dihen pa e njohur fare nga afër Tahirin

Arrestimi i Moisi Habilajt në Itali ka tronditur politikën shqiptare, pasi në përgjimet që kanë bërë autoritet italiane ka dalë edhe emri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit.

Në një statusi në profilin e tij në “Facebook”, Jamarbër Malltezi, kreu i Departamentit për Mjedisin në Partinë Demokratike ka publikuar “15 të panjohura nga publiku për Tahirin”.

Malltezi thotë ndër të tjera se Tahiri kur ishte në Itali ka tentuar edhe vetëvrasjen.

Postimi i Malltezit

“Ata qe me njohin mua jane te shokuar…” – 15 gjera qe i dihen pa e njohur fare nga afer

Ata qe NUK e njohin Sajmir Tahirin dine shume per te. Dine qe Tahiri:

(1) u perdor nga Edi Rama si megafon dhe kalama me shkumes per te share dhe shpifur kunder kujdo qe ia diktonte shefi,

(2) percmoi gjykatat kur ne vend qe te respektonte procesin gjyqsor shkonte me 20 deputete brenda ne salle gjykimi per presion,

(3) u angazhua ne mbylljen e procesit te kondrabandes se ilaceve te farmacise se te atit,

(4) pushoi ne menyre te paligjshme nga puna te gjithe ata police qe kapen kondrabanden e ilaceve te farmacise se te atit,

(5) angazhoi bandat e kombinatit dhe te Shullazit per frikesim te votuesve ne proceset zgjedhore,

(6) futi ne polici njerez te ketyre bandave (sic u pa ne atentatin ne rrugicat prane Rr. Kavajes),

(7) bleu skafin fill pas zgjedhjeve te 2013 kur ne fuqi ishte ende moratorium per skafet,

(8) ju dha makinen e vet kushurinjve trafikante qe te kryenin trafik me imunitet ministror,

(9) injoroi shtetin ligjor dhe shperfilli detyrimet sipas vendimeve te gjykatave,

(10) kreu evazion fiskal duke mos paguar miliona leke taksa pas shitjes se supozuar te makines (ky qe burgoste hallexhinjte pse kishin 100 euro detyrim per dritat),

(11) emeroi drejtora policie bashkefshataret e vet qe benin jo vetem rojtarin dhe menaxherin e droges, por me raste edhe hamallin e droges,

(12) arrestoi ish kreun e antidroges qe ju krijonte dhimbje koke kushurinjve te vet ne Vlore,

(13) mbushi Shqiperine me droge duke korruptuar deri edhe te huaj qe benin deshmitarin e rreme,

(14) fiku gjithe radaret per te mundesuar qe ne kater vite te mos kapej asnjehere ndonje gomone nga Shqiperia ndersa Italia kish 4 vjet qe i kapte dhe rregjistronte trafikantet,

(15) dha deshmi te rreme (veper penale) ne gjyqin kunder Shullazit vec para pak ditesh. Tani qe i plasi qelbi nga pergjimet Italiane na mallengjeu se “ata qe e njohin shokohen…”

Ndersa ata qe e njohin mire dine edhe me shume. Te lodhin koken me historite e tij depresive dhe tendencat per vetevrasje ne Itali dhe kthimin ne Shqiperi pasi nuk bente dot shkollen jashte. Por keto jane tema qe nuk kane pike interesi publik”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne