15 korriku ishte Lufta e fundit e Pavarësisë: Ne fituam, rrugëtimi i madh ka filluar; Historia ndryshoi, do të ndryshojë dhe gjeografia

Nga İbrahim Karagül

Dy vjet më parë si sot në këtë vend u përjetua një mrekulli. Ishte një mrekulli që ktheu rrjedhën e historisë brenda pak orësh, që bota nuk e pa, që nuk u regjistrua në historinë politike, kishte shembuj të jashtëzakonshëm për njerëzimin dhe shkatërroi hartën e fuqisë globale.

Ishte një natë ku fryma e rezistencës që u shfaq dhe në një natë u përjetua lufta e njëmijë viteve.

Atë natë Turqia filloi të sulmohej nga SHBA, Evropa dhe nga disa vende të rajonit. Ky ishte sulmi më i rëndë pas Luftës së Parë Botërore, i iniciuar nga Organizata Terroriste FETO, e cila ishte ushqyer nga sistemi për 40 vjet.

Nuk ishte një grusht shteti, por një plan për lufte civile. Ndërhyrja ishte përpjekje për të shtyrë Turqinë jashtë historisë. Jo vetëm FETO, por po sulmonte blloku perëndimor. Nuk ishte një ndryshim për qeveri, jo një ndryshim regjimi, por një projekt për të shkatërruar atdheun, për të ndarë Trakën dhe Anadollin dhe për të ndarë vendin në disa pjesë.

Rrëzimi i Erdoganit, ndarja e vendit, listat e ekzekutimit, kampet e përqëndrimit…

Objektivi i parë ishte për të përmbysur presidentin Erdogan, dërguan vrasësit në Marmaris,për ta vrarë, të nxirrnin shtetin jashtë funksionit, të fillonin një luftë të brendshme mbi identitetet fetare dhe etnike, të kthenin Turqinë si Siria dhe ta copëtonin.

Objektivi i dytë ishte; Të pengonin zhvillimin e një Turqie e cila po ritet, po fuqizohet, dhe po aktivizon gjenetikën e politikes Selcuke/ Osmane, të parandalonin këtë rritje dhe të vazhdonin të qetë me planet e tyre për të copëtuar këtë gjeografi

Ditën e 15 Korrikut po hapnin frontin e Turqisë, ashtu ishte vendosur. Tanket dolën nga repartet, tradhtarët në brendësi të ushtrisë dolën në rrugë, u bllokuan urat,ishin përgatitur listat për ekzekutimin e mijëra vetëve dhe për dhjetra mijë të tjerë ishin programuar kampe përqëndrimi.

U bombardua parlamenti, civilët u shtypën nga tanket, njerëzit në rrugë u mbytën në breshëri plumbash, kishte filluar një masakër. Ekipet terroriste të atij që mbrohet në Pensilvani nga inteligjenca amerikane, kishin shënjestruar vendin tonë, kombin, vlerat tona, historinë, unitetin dhe tërësinë.

Ndodhi një mrekulli: U mundën të gjitha frikërat. Beteja e 100 vjetëve u fitua në pak orë

Ndodhi ajo mrekullia që ata nuk e kishin llogaritur. Populli jonë brenda disa orëve u bashkua në të gjithë vendin me një zemëratë të madhe. Në cdo cep të Turqisë dolën më qindra mijëra njerëz. Masat ecën kundra tankeve kundra plumbave. Nuk ka pasur shembull të tillë guximi. Njerëz të moshuar, të rinj, gratë, njerëzit me zemër të fortë ndryshuan historinë, njerëzit që nuk kishin parë armë në jetën e tyre po vraponin mbi plumbat. Të gjitha frikërat u mundën atë natë.

Që nga luftërat me kryqëzatat, populli jonë me traditën e kryengritjes ka bërë histori, shpirti i Çanakkales u ngrit përsëri. Nuk shpëtohet vetëm Turqia,po ringjallet një gjeografi, Rezistenca e pamëshirshme po aktivizohej. Kishte një kundërrevolucion. Kundër të gjitha vendeve agresive të Aleancës Atlantike, populli i Anadollit i doli para kësaj aleance.

Atë natë u ringjallëm me lutje, Termin e kombit e transferuam në shekullin e 21..

Fotot, skenat, imazhet e asaj nate ishin momentet më mbresëlënëse në historinë politike të botës. Tanke dhe njerëz, plumba dhe njerëz, bota ka shumë për të mësuar për kombin dhe për ata që jetojnë mbi të.

Atë natë në të gjithë vendin: kishte një popull që erdhi në vete me salavate,u ringjall me ezanin,u mbrojt me lutje. Atë natë u zmbraps sulmi më i madh që nga lufta e parë botërore.

15 korriku; një moment historik i luftës tonë mijëvjeçare, që kemi pasur që nga Malazgirti. Është rimarrja e Luftës së Parë Botërore. është një luftë epike e një kombi kundër një sulmi shumëkombësh, është rebelim, rritje të pashmangshme.

15 korriku; jemi “Ne”, ne jemi zemër më zemër, ne qëndrojmë krah për krah, jemi Turqi, jemi komb, jemi në vinën e “atdheut”, është deklarata se jemi Anadoll. “Atdheu” është kuptimi i shekullit të 21-të. Është grushti më i rëndë që i është bërë damarit tradhtar.

Ajo natë është liri, vendosje, ka filluar periudha e ringritjes…

15 korriku; Është fundi i robërisë së fshehur që ka filluar që nga Fillimi i Luftës së Parë Botërore,është ekzistenca pas njëqind vjetësh, është fillimi i një epoke të re të ngritjes, çlirimit, nacionalizmit, indigjenizimit, Islamit.

15 korrik; kthesa jonë në histori, transformimi ynë kulturor, transformimi i gjeografisë sonë, transformimi ynë i vëllazërisë, transformimi i llogarive, transformimi ynë ambicioz. Është një shenjë e përkushtimit tonë për udhëtimin e madh.

15 korriku; se nuk do të kthehemi më,nëse nevojitet do të japim mijëra martirë dhe do të vazhdojmë rrugën, nuk do t’i dëgjojmë shtetet e garnizonit, do të shpërfillim vazelat imperialiste dhe do të shpallim të gjithë botës se do t’i japim fund historisë së ngrirë të shekullit të 20-të.

15 korriku; Si kemi filluar pas luftrave të kryqëzatave, siç kemi filluar pas pushtimit mongol, pas Luftës së Parë Botërore filluam një histori të re. Shpëtuam veten nga goditja e tretë e madhe, është shenja e tjën Turqie të madhe që nga koha e shtetit Osman.

Tani çdo copë tokë e këtij vendi është është linjë e mbrojtur

15 korriku; “Shekullin e Rrethimit” e kthemë në “Shekullin e Zgjidhjes” dhe në hapin tjetër është një shenjë se do të kalojmë në,”Shekullin e Sfidave”. Është provë se e ngacmuam librin e shekullit të njëzetë dhe nuk do të përkulemi kurrë në një qindvjeçar të dytë.

15 korriku;Është një kundërshtim me shpirtin e Canakkales për ata që shesin vendin e tyre, shesin vlerat e tyre, shesin popullin e tyre, shesin historinë dhe dinjitetin e tyre dhe bijtë e tyre. Është varrimi i atyre që janë ngritur nën emrin e komunitetit, nën emrin e një organizate joqeveritare,nën emrin e atyre që janë përgatitur për dekada dhe mbahen si intelektualë , dhe kur vjen koha veprojnë si një organizatë terroriste.

15 korriku; Është historia e atyre njerëzve që atë natë nxorën gjoksin e tyre kundër plumbave, atyre që u shtrinë para tankeve, grave që nuk zmbrapseshin as edhe një hap nga plumbat, dhe e atyre që vrapuan për tu martirizuar për vendin e tyre. Ky është një shembull se si çdo tokë e këtij vendi, fshati, qyteti, qyteti, në momentin që nevojitet kthehen në linjat e rezistencës, sepse ato janë pionierët e mijëvjeçarit të traditës së rezistencës.

Atë natë u jetua një luftë për pavarësi, “kalaja e fundit” është siguruar

15 Korriku: Është lufta e fundit për pavarësi kundra Amerikës,Gjermanisë,Anglisë, shteteve të tjera dhe kundra atyre tradhëtarëve brenda vendit. Është fitorja e fundit që jetuam. Ajo natë është nata kur ndryshuam të ardhmen e politikës. Është vazhdimi i asaj lufte që kemi bërë në Kutu-l Amare, në Gaza,në Ballkan,në Kaukaz,në Sarikamish dhe në Medine.

15 Korriku: Është Dita kur u mbrojt kalaja e fundit e gjeografisë “Anadolli”, Anadolli i cili ka dyqind vjet është mikpritësi i të gjithë atyre që janë përzënë nga vendet e tyre, Anadolli i cili behet vend për ata që nuk kanë vend, Anadolli i cili ka mbrojtur jetimët, i ka mësuar rrugën të gjithë gjeografisë. Është dita kur u tregua metoda e re mër mbrojtjen e pavarësisë.

Ajo natë ka treguar se Zoti është me popullin tonë dhe ka bërë të ditur se do jetë me ne në rrugën e fitores, në rrugëtimin e madh.

Atë natë fituam ne: Historia ndryshoi, do ndryshojë gjeografia

“Rezistenca e pamëshirshme” vazhdon. Është një fat për ne, për kombin tonë. Është fat për ata të cilët për shekuj nuk qajnë,, që nuk bien në gjunjë për shkak të frikës, të cilët nuk strehoen në historinë e të tjerëve dhe që kanë shekuj që japin dëshmorë në këto vende.

Dhe ne. duke shtrënguar fort grushtet do të vazhdojmë të ecim në boshtin e atdheut

Më 15 korrik, ata që erdhën për të na shkatërruar u mposhtën dhe humbën. Ne fituam. Ne i mundëm, është fitorja jonë. Po i dorëzohen “Ngritjes së Madhe” të Turqisë.. Tani ka një “Aks të Turqisë”. Historia ka ndryshuar, gjeografia do të ndryshojë.

Mos ecni me ata të cilën nuk e kujtojnë dhe nuk derdhin lot për atë natë

Atë natë, udhwheqësi politik i Turqisë, fitoi njerëz për të ecur krah për krah me të, dhe miliona që vijnë nga mbrapa. Atë natë u arrit një një fitore nga më të mëdhatë e historisë tonë politike mijë vjecare. Atë natë, ata që ujiten me gjakun e tyre atdheun, ata janë aq të mëdhenj sa mbrojtja e Medinës, si dhe mbrojtja e Jerusalemit, aq të mëdhenj sa dëshmorët e Çanakkales.

Nuk do të ecim kurrë me ata të cilët kujtojnë atë natë dhe nuk derdhin lot../frekuenca.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne