15 persona u arrestuan pasi protestuan kundër mbajtjes së maskave, avokati: Është një terror shtetëror

Policia ka shoqëruar 15 persona pasi kanë protestuar një ditë më parë para kryeministrisë për mos mbajtjen e maskave, e cila tashmë është me detyrim ligjor edhe në ambiente të hapura.

Mes personave që kanë marrë pjesë në protestë ishte edhe avokati Zaçe Islami, i cili në një lidhje telefonike për Fax News deklaroi se po shkelen të drejtat e qytetarëve dhe se po vendoset një juntë ushtarake.

“Ka vendosur një Juntë fashiste. Nuk është e drejtë kjo që po bëjnë. Unë ju them familjeve shqiptare që janë gjobitur të shkojnë dhe të denoncojnë punonjësit e policisë pasi kanë shkelur të drejtat e qytetarëve.

Nuk kam një të dhënë të sakte, por mund të jenë mbi 15. Është një terror shtetëror, ky njeri nuk është normal. Jam kundër maskës sikur dhe e kam thënë, po ashtu sikurse thotë edhe kryeministri.

Atë nuk e kemi parë asnjëherë me maskë. Unë i pyes qytetarët e keni pyetur vetën kush po ju qeveris.”- tha Islami.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne