15 vite. Mbi 1 milion viktima. Askush nuk mban përgjegjësi

nga Charles P. Pierce.

Përvjetori i luftës së Irakut kaloi në heshtje në Amerikë.
Shkrimi më shqetësues i javës në gazetën New York Times ishte ai i ditës së martë me një titull shumë të thjeshtë: “Pesëmbëdhjetë vjet më parë, Amerika shkatërroi vendin tim”.

Vizita ime e shkurtër vetëm se e perforcoi më tepër bindjen dhe frikën time se pushtimi kishte për të shkaktuar një katastrofë për irakienët. Largimi e Sadamit kishte një synim, shpërbërjen shtetit iraken dhe institucionet e tij. Ky shtet u zëvendësua me një gjysmë shtet jofunksional dhe të korruptuar. Ne ishim ende duke xhiruar në Bagdad kur L. Paul Bremer III, kreu i Autoritetit të Përkohshëm të Koalicionit, njoftoi formimin e të ashtuquajturit Këshilli Drejtues në korrik të vitit 2003. Emrat e anëtarëve u përkisnin sekteve dhe etnive të ndryshme. Shumë prej irakienëve me të cilët biseduam atë ditë dukeshin të mërzitur me institucionalizimin e atij sistemi kuotash etno-sektar. Tensionet etnike dhe sektare tashmë ekzistonin, por përkthimi i tyre në monedhën politike ishte toksik. Ata personazhe të paqëndrueshme në këshillin drejtues, shumica prej të cilëve ishin aleatë të Shteteve të Bashkuara të dekadës së mëparshme, vazhdonin të plaçkitnin vendin, duke e bërë atë një nga më të korruptuarit në botë. Përvjetori i 15-të i katastrofës më të keqe të politikës së jashtme në historinë moderne amerikane kaloi pa u ndier, të paktën në këtë vend. Në fund të fundit, të gjithë ishin shumë të zënë duke u marrë me lajmet e fundit që lidheshin me presidentin e vendit, se si ai dëgjonte oligarkët rusë, se si u gjet nga Bob Muelleri dhe se si atij ja hodhi një zonjë nga industria argëtuese për të rritur.

Por, jashtë vendit, veçanërisht në atë pjesë të botës, ku Iraku i shkatërruar është kthyer pak më shumë se një fushë beteje e pushtuar, njerëzit që jetojnë atje e përkujtuan përvjetorin ashtu siç i kanë kujtuar të gjitha ditët që kur Xhorxh W. Bush e nisi luftën bazur mbi gënjeshtrat. Ata përpiqen të ngelen gjallë, të mbijetojnë.

Vizita ime e fundit ishte në prill 2017. Kam fluturuar nga Nju Jorku, ku jetoj tani, për në Kuvajt, ku jepja leksione. Bashkë me një mik irakien kaluam kufirin tokësor. Unë po shkoja në qytetin e Basrës, në jug të Irakut. Basra ishte qyteti i Irakut që nuk e kisha vizituar më parë. Unë do të nënshkruaja librat e mi në pazarin e librit të dites se premte në rrugën Farahidi, një mbledhje javore për njerzit e librit, që ngjasonte me rrugën e famshme të librit në Bagdad, rrugën Mutanabbi. Miqtë e mi më shoqëronin. Nuk prisja që të shihja Basrën e bukur që kisha parë në kartolinat e viteve 70. Ai qytet ishte zhdukur prej shumë kohësh. Basra që pashë ishte një qytet i lodhur dhe i ndotur. Qyteti kishte pësuar shumë nga lufta Iran-Irak dhe rrënimi e tij u përshpejtua me shumë pas vitit 2003. Basra ishte e zbehtë, e rrënuar dhe kaotike falë korrupsionit të shfrenuar. Lumenjtë e saj ishin të ndotur dhe gati të tharë.

Të mos harrojmë se përdorimi i parë i shprehjes “thaj moçalin”, erdhi nga nocioni i çmendur se shkundja e tërë Lindjes së Mesme do të rezultonte në një farë mënyre në krijimin e disa ishujve paqësorë. Kjo gjithashtu u përkrah edhe nga koncepti i “goditjes së folesë të grenzave”, një ide vërtet idiote në çdo kontekst.

Pati demonstrata masive kundër kësaj fiaskoje kanosëse, protesta që mezi mbuloheshin dhe sigurisht që nuk suportoheshin sic duhej me dinjitet prej Colin Powellit në Kombet e Bashkuara. Njerëzit u pasuruan duke shkruar libra rreth asaj se si ky moment transformues do të rindërtonte rendin botëror. Njerëzit u pasuruan duke shkruar libra se si dreqin SHBA duhet të hiqte dorë nga biznesi i republikës demokratike dhe të kuptonte se ishte Roma e re ose më mirë Britania e re perandorake. Njerëzit ecnin të influencuar prej Winston Churchillit. I gjithë vendi ishte jashtë kontrrollit të llogjikes normale.
Si rezultat, Irak nuk u rimëkëmb kurrë. Siria shkoi drejt luftës civile. Ne u afruam më shumë se asnjëherë me regjimin çnjerëzor të Arabisë Saudite, tani të angazhuar në masakrat masive në Jemen me armët që i kemi furnizuar ne, sepse nuk kemi pasur asnjëherë probleme me ata më parë. Dhe rezultati i të gjithë kësaj është se pothuajse askush nuk ka paguar ndonjë çmim real për rolin e tij në këtë aventurë ankthi.

Të martën, njëri nga nxitësit e luftës, ish gjenerali Ralph Peters, njoftoi se u largua nga Fox News, sepse papritur kishte zbuluar se kanali ishte një makineri propagandistike. Pati shumë biseda të forta që u bënë në emër të tij, megjithatë askush nuk e di me siguri se sa irakianë kanë vdekur si pasojë e pushtimit 15 vjecar. Disa vlerësime të besueshme e çojnë numrin në më shumë se një milion, megjithatë ju mund të kërkoni mbi këtë shifër. Pushtimi i Irakut shpesh është quajtur në Shtetet e Bashkuara si një gabim, ose një gabim kolosal. Ishte një krim. Ata që e kryen atë janë ende të lirë. Disa prej tyre janë rehabilituar falë edhe tmerreve të Trumpizmit dhe të qytetarisë kryesisht amneziane. (Një vit më parë pashë z. Bush në “The Ellen DeGeneres Show”, duke vallëzuar dhe duke folur për pikturat e tij.) Autoritarët dhe “ekspertët” që na shitën luftën, ende vazhdojnë të bëjnë atë që bëjnë. Asnjëherë nuk kisha menduar se Iraku do të ishte ndonjëherë më keq se sa ishte gjatë sundimit të Sadamit, por kjo është arritja e luftës së Amerikës që u është lënë trashëgim irakianëve.
Shume njerez duhet ti kene kushtuar rëndësi të martës. Dhomat e gjalleruara duhet të jenë boshatisur si për ditën e shpërblimit. Xhorxh W. Bush duhet ta ketë kaluar ditën me të afermit./esquire/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne