15 vjeçari shtiret si Shef i CIA-s, bën lemsh shërbimin sekret amerikan në Afganistan dhe Iran

Një djalosh 15 vjeçar nga Anglia arriti të vjedhë informacione sekrete amerikane për Afganistanin dhe Iranin duke u paraqitur si ish-shefi i CIA-s, John Brennan.

15 vjeçari Kane Gamble arriti të fitonte akses në informcionet dhe planet amerikane të operacioneve të inteligjencës në Afganistan dhe Iran duke pretenduar se ishte ish-shefi i CIA-s John Brennan.

Sipas një raporti te Telegrafit, adoleshenti asnjëherë nuk e la dhomën e tij të gjumit në Leicestershire për të kryer operacionet e tij të piraterisë. Ajo që është më interesante është se ai as që i hakonte teknikisht sistemet e Inteligjencës amerikane, por përdorte më shumë “inxhinierinë sociale”, ose manipulonte njerëzit për të arritur atë që i duhej.

“Adoleshenti e bindi personelin e thirrjeve telefonike të një kompanie të madhe interneti se ai ishte John Brennan, drejtori i atëhershëm i CIA-s dhe zëvendës drejtori i Agjencisë FBI, Mark Giuliano. Në këtë mënyrë ai fitoi akses në kompjuterët dhe në të dhënat e inteligjencës”, raporton Telegrafi.

Ai gjithashtu thuhet se kishte nën shënjestër shefin e Sigurisë Kombëtare Jeh Johnson dhe drejtorin e zyrës së Inteligjencës Kombëtare të Presidentit Barak Obama, James Clapperin.

Pasi fitoi akses në kompjuterat e sigurtë, Gamble përdorte informacione personale për të thumbuar dhe tallur viktimat e tij në internet. Ai u publikonte informacione personale, i sulmonte me telefonata dhe mesazhe, madje u shkarkonte edhe pornografi në kompjuterët e tyre duke u marrë në kontroll iPad-et dhe ekranet të tyre televizivë.

Gamble është themelues i një grupi që e quan veten “Crackas With Attitude” (CWA), i cili shpesh ngatërrohet me hakerat, ndërsa në të vërtetë grupi mbështetet tek inxhinieria sociale.

“Gjithçka filloi kur une nisa të mërzitem me qeverinë amerikane për mënyrat korruptive të zhvillimit të gjërave dhe kështu që vendosa të bëj diçka për këtë,” u tha Gamble gazetarëve.

Gjatë një operacioni, Gamble fitoi qasje në llogarinë e internetit të Brennanit në Verizon, në llogarinë e tij në AOL dhe përfundimisht Gamble arriti të hyjë në emailet, kontaktet, iCloud dhe madje në iPad-in e gruas së tij.

“Ai pati akses edhe ndaj disa llogarive jashtëzakonisht të ndjeshme, të cilat i referoheshin ndër të tjera operacioneve ushtarake dhe operacioneve të inteligjencës në Afganistan dhe Iran”, tha prokurori John Lloyd-Jones.

Gamble përdori të njëjtat teknika për të fituar akses në komunikimet personale të Avril Hainesit, këshilltarit të sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, agjentit special të FBI-së, Amy Hess dhe Vonna Weir Heaton, një ish zyrtare e Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës Amerikane.

Sipas Telegrafit, në një moment Gamble e ndaloi shpërndarjen e informacionit që fitonte për shkak se po e ndiente se po vinte jetën në rrezik. Ai mendonte se qeveria amerikane vriste çdo ditë njerëz të pafajshëm.

Data e dënimit të djaloshit Kane Gamble nuk është vendosur ende, edhe pse dihet se ai është deklaruar fajtor për dhjetë vepra penale në baze të aktit të keqpërdorimit të kompjuterave./Sputnik/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne