Qendra ruse për pajtim në Siri e vendosur në bazën ajrore “Hmeim”, ka njoftuar se 1500 qytete dhe qyteza i janë bashkuar armëpushimit në Siri.
Aleksandër Fomin, zëvendësministri i Mbrojtjes i Rusisë në fjalën e tij në konferencën e sigurisë në Azi dhe Paqësor tha se operacioni i suksesshëm për të çliruar Aleppo, kanë reduktuar aftësitë e terroristëve. Ai u ka bërë thirrje të gjitha palëve që t’i bashkohen procesit për zgjidhjen paqësore në krizës në Siri./ PT