16-vjeçarja ndërron jetë nga pakujdesia e mjekëve, Rama krenohet në Facebook me shëndetësinë

Në ditën kur një 16-vjeçare humbi jetën për shkak të pakujdesisë së mjekëve, kryeministri Edi Rama ka postuar në faqen e tij në Facebook një video që sipas tij tregon arritjet në sektorin e shëndetësisë.

“Kush ka sy le të shikojë dhe le ta mendojë ku ishim 3 vjet e gjysmë me parë, edhe pse kemi ende shumë, më shumë punë për të ndërtuar Shëndetësinë Që Duam, për Shqipërinë Që Duam me Shtet, Punë e Mirëqenie”, shkruan Rama.

Por kjo video e tij është shoqëruar me komente të ashpra nga ana e ndjekësve të kryeministrit, që e kanë akuzuar atë për gjendjen e mjerueshme të sistemit shëndetësor në vend.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne