17-vjeçari tregon dhunën në Drejtorinë e Policisë: Provo dil prap në protestë…

Protestës tek Astiri iu ribashkua edhe 17-vjeçari Paulo Ahmetcenaj, i liruar nga qelia sot, i cili dëshmon se është dhunuar nga policia.

Ahmetcenaj tregon se është rrahur nga policët në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë dhe më pas është kërcënuar nga oficerët e policisë për të mos treguar gjë për dhunën e ushtruar ndaj tij.

17-vjeçari tregon se këta oficerë e kanë kërcënuar për të mos dalur më në protestë.

“Përshëndetje në Drejtorinë e Policisë, ka pasur dhunë fizike e psikologjike. Në fillim poshtë ku ka pasur edhe kamera, pastaj më morën veç në zyrë, më detyronin që të pranoja se kam qenë unë. Më nxirnin foto etj.

Gjatë shoqërimit nuk kam pasur dhunë, por në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë ka qenë komplet tjetër. Aty ka pasur dhunë.

Më kanë goditur tek qafa dhe te faqet. Kur më godisnin, erdhi një oficer tjetër e tha lëreni se ky na hap punë se është i vogël. Pastaj përballë disa oficerëve më pyetën nëse do të them gjë për dhunën, dhe duke parë se ishin shumë e mund të më rrihnin sërish, thashë jo.

Më kanë dhunuar e më kanë kërcënuar. Më thonin ti je cub. Bëje provë dil prap. Nëse i kam para mund t’i njoh. Dhunën e kam treguar tek psikologia e dytë, se të parën ma ndërruan”, tha 17-vjeçari para kamerave në krah të Lulzim Bashës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne