Protestat e qytetarëve tek ish Parku i Autobuzëve përfundojnë në arrestime

Qytetarët janë të vendosur dhe vazhdojnë të mbajnë të bllokuar rrugën. Të ulur këmbëkryq dhe të qartë se vetëm të bashkuar mund të zgjidhin kauzën e tyre të drejtë. Rruga e Kavajës nga ish Parku i Autobuzave për deri tek 21 Dhjetori vazhdon të jetë e bllokuar.

Në orët e pasdites policia ka kulmuar me arrestimin e 5 aktivistëve dhe qytetarëve ndër ta edhe Arlind Qorri i Organizatës Politike. Arrestimi i tyre ka shqetësuar qytetarët e tjerë të pranishëm të cilët bëjnë thirrje për tubim pranë Komisariatit të Policisë nr.2 tek 21 Dhjetori .

Nuk është hera e parë që forcat e policisë tejkalojnë kopetencat e tyre në shkelje të të drejtave të njeriut dhe nuk respektojnë të drejtën e qytetarëve për të protestuar.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne