18 vite asnjë kontroll, AKU bllokon magazinën e miellit me minj të ngordhur e merimanga

Pasi kishte ushtruar aktivitetin sipërmarrës për 18 vjet me radhë në fushën e magazinimit të miellit dhe të ushqimit për blegtorinë, aktiviteti sipërmarrës në pronësi të subjektit Afrim Bici, është penalizuar nga AKU-ja, pasi peronte në kushte tërësisht të papërshtatshme higjenike.

Bici kishte zgjeruar aktivitetin edhe në “Prodhim, përpunim dhe shpërndarje me shumicë e ushqimeve për kafshë që përdoren për ushqim”, për të cilin nuk dispononte licencën përkatëse dhe njëkohësisht tregtonte edhe plehra kimike.

Gjatë kontrollit, u konsistua që produktet mbaheshin në kushte të papërshtatshme higjenike, pasi në magazinë u gjetën dhe minjë të ngordhur, merimanga si dhe parazitë të shumtë.

Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

Gjobë 2,000,000 lekë (mosdisponim licence për ushtrim aktiviteti),

Gjobë 500,000 lekë (kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare),

Gjobë 200,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë),

Gjobë 100,000 lekë (mungesë e planit/manualit të vetkontrollit),

Gjobë 150,000 lekë (etiketim të ushqimeve për kafshë në kundërshtim me ligjin),

Gjobë 200,000 lekë (veprime në kundërshim me përgjegjësitë e operatorit të biznesit),

Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit deri në plotësimin e kërkesave ligjore,

Bllokim të 30 ton produkte për konsum njerëzor, deri në daljen e rezultatit të analizave dhe bllokim të 111.6 ton ushqim i pasigurtë për kafshë me destinacion asgjësimin e tyre./lapsi

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne