Katari ka ndërmend të ngre proces gjyqësor kundër Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) dhe Bahreinit të cilat morën vendim për vendosjen e bllokadës diplomatike.
Autoritetet e Katarit për këtë qëllim, duke paguar 2.5 milionë dollar, synojnë të angazhojnë ish-prokurorin amerikan John Shkraft për avokat të tyre në këtë çështje. Ali bin Smaikh Al Marri, kreu i Komitetit Nacional për të Drejta e Njeriut pranë Qeverisë së Katarit, në konferencën për media njoftoi se do të ngre proces gjyqësor që shtetasve të anëtareve të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik (GCC) të cilët kanë ndjerë pasojat e mbylljes së hapësirës ajrore të Katarit dhe bllokadës që kanë vendosur Arabia Saudite, EBA dhe Bahrein, t’u paguhet dëmshpërblim. Këtë vendim e quajti “dënim masiv dhe krim ndërkombëtar”, dhe shtoi se komiteti deri tani ka pranuar 700 ankesa dhe është përballur me probleme tragjike familjare, “ku pranimi dhe heshtja nuk janë të pranueshme.” Ai shtoi se ka biseduar me organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite, EBA dhe Bahrein, dhe kërkoi veprimin e tyre për të garantuar ruajtjen e të drejtave të shtetasve të Katarit, por edhe të tre vendeve në fjalë të cenuara me bllokadën. Arabia Saudite, EBA, Bahreini, Egjipti dhe Jemeni më 5 qershor njoftuan se kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Katarin, të cilin e akuzojnë “për destabilizimin e rajonit”./ PT