2 marsi i Metës si 18 Brymeri i Lui Bonapartit?!?!?!?!??!

Nga GJERGJI THANASI

Si do të zhvillohet mitingu i besëlidhjes së SH.T. Meta me popullin shqiptar nuk e di askush, madje edhe vetë Shkëlqesia e Tij di fillimin, por jo fundin e mitingut dhe “The Day After” të pas mitingut. Në shkrimin tonë bazuar në ato, që deklaron vetë Shkëlqesia e Tij do përpiqemi të bëjmë një prognozë si do të jetë ky miting i betimit mbi Kushtetutë.

Sipas zëdhënësit të Shkëlqesisë së Tij mitingu do ketë tre organizatorë kryesorë dhe disa të tjerë në role ndihmës (Bruna, Ylli etj).Pikërisht përzgjedhja e këtyre 3 “mosketierëve” mund të shërbejë si indicie relativisht e besueshme për të hamendsuar si do zhvillohet dhe cfarë do të sjellë në skenën politike shqiptare kjo besëlidhje e SH.T.

Organizatori i parë është Bahri Shaqiri ish shef i SHIK, ish shef kabineti i shefit të SHIK-ut, ish shitës telefonash celularë, ish shofer dhe këshilltar juridik i CEO-s së Adria Airëays, Linjës LPRO dhe postës së shpejtë TNT. në mesin e viteve 90-të, ish prurje e Genc Rulit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Financiare (para “epokës” së Gjergji Lezhës). Bahriu si Bahri megjithë këtë goxha CV ka vlera të kufizuara dhe pak mundësi të kontribojë në organizimin dhe mbarëvajtjen e mitingut. Vlera e vetme me rëndësi thelbësore e Bahriut është dashnorja e tij. Ajo si poseduese për shkak të detyrës e sekreteve dhe informacioneve të klasifikuara pa fund është një aset me vlera të pallogaritshme për SH.T.

Shemsi Prenci ish kolonel dhe ish oficer policie me gradën madhore drejtues është menaxheri i dytë i protestës dhe besëlidhjes së Shkëlqesisë së TIj. Shemsiu e ka treguar veten, që në situata jashtëzakonisht të vështira të jetë jo vetëm besnik i punëdhënësit të vet (Adil Carcani, Ylli Bufi, Aleksandër Meksi, Bashkim Fino, Sali Berisha, Edvin Rama por edhe Ilir Meta), por edhe të mos ngurrojë në marrjen e masave ekstreme deri në hapje zjarri me breshëri me municion luftarak (Dibër 1990-1991, në jug të Shkumbinit e në Tiranë në v. 1997). Shemsiu është polic profesionist, relativisht trim, me përvojë të gjatë e të larmishme si polic. Ai merr dhe mban përgjegjësi edhe në situata të jashtëzakonshme. Është digjitoz dhe i përgjigjet perversitetit dhe pabesisë me monedhë të ngjashme, si në rastin, kur Berisha donte ta përdorte për të gjakosur kushëririn e Shemsiut, aktualisht kryetarin e Komitetit Ekzekutiv të Ndërrmarrjes Bujqësore Kamzë, z/sh Rakip Suli. Trajnimet afatshkurtra në perëndim, në Egjipt (në kohën e Faraonit Mubarak) dhe në Turqi e kanë kompletuar Shemsiuin si lider dhe menaxher njerëzish në situate të jashtëzakonshme. Ai nuk ka ndonjë pedigree të dukshme korrupsioni, kështu që është e pamundur të merret peng me material shtrëngues nga Edvini ose ndonjë palo-diplomat i akredituar në Tiranë. Ka inat maksimal personal me “geishën” Xhacka, që si dibran tradicional, që është me zor po prêt ta nxjerrë madje edhe me kamatë vonesë. Emërimi i Shemsiut në dhjetor 2019 këshilltar në Presidencë ishte një lëvizje e zgjuar dhe largpamëse e Shkëlqesisë së Tij!

Ded Prenga mban gradën e gjeneralit të brigadës dhe ka qenë ish zv/shef i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë shqiptare. Përjashtimisht si oficer shqiptar ka edhe ca aftësi luftarake dhe merr vesh deri diku nga profesioni i oficerit. Gjen. Deda ka komanduar trupa duke filluar nga nën/reparti (komandant toge) e deri te njësia (komandant force), ndryshe nga mirditori tjetër gjen. Leshi në shërbim të Edvinit, i cili maksimumi ka komanduar një dyzinë ushtarësh e kapterrësh lokacioni (radarësh), në Rinas apo në Prezë. Gjeneral Deda përvec përvojës 36 vjecvare në uniformë ka kryer edhe kurse kualifikimi në Qendrën Marshall apo në Akademinë e Hamburgut. Sic janë katandisur këto kurse kualifikimi pas vitit 1993, tip mere me lëng, se  mishi mbaroi, gjithsesi në to përvec politesës dhe një rafinimi diplomatik pako gjë mësohet për drejtim aktual trupash në terren, sidomos në kushtet e guerriljes urbane(SIC!).  Gjeneral Deda është shumë besnik, relativisht trim, që mban në kurriz përgjegjësi dhe ka aftësi për të marrë vendime edhe nën presion. Ded Prenga ka kunj personal me “geishën” Xhacka dhe nuk ia fal asaj urdhërin nr. 380 dt. 16. 03. 2018 “për dhënie mase disiplinore”. Gjeneral Deda e ka goditur urdhërin në rrugë ligjore (cështja gjyqësore nr. 31157-03518-86-2018). Besoj se ai do jetë mjaft i lumtur të përballet me “geishën” Xhacka dhe “tutorin” e saj Rama sipas traditës më të mirë të Mirditës dhe të Lurës. Emërimi i tij nga SH.T. si këshilltar në Presidencë në janar 2020 është një tjetër shembull i përgatitjes së Metës për një Show Down në muajt në vazhdim me Edvinin dhe “tutorët” e tij brenda e jashtë Shqipërisë.

SHKËLQESIA E TIJ

Mitingu i besëlidhjes është ngjarje shumë serioze jo vetëm për shkak të menaxhimit të tij nga tre “mosketjerët” e mësipërm (dhe “Dardanjani” nga Korca në marëdhëniet me publikun), por sidomos për kryesimin e mitingut nga Ilir Meta.

SH.T. nuk është prodhim in vitro si këto të “Rilindjes” apo prodhim sere holandeze e markës Barent Cohen si Basha. Ilir Meta është jo vetëm politikan i rritur dhe i kalitur vetë, por edhe një individ i përballur me zgjidhje të vështira, që pa hyrë mirë në universitet. Si i tillë Ilir Meta është imunizuar nga tërë “arsenali” i armëve të Edvinit.

Atë nuk e ble me dy vila te kompleksi i oligarkut Papuli, sepse në 2 mars Ilir Meta nuk do luftojë për të bërë para, por për të mos e vënë kokën në sini të argjendtë. Në këtë kuadër mund të themi që shkëlqesia e tij ka pushkë, pare e kurajo, kurajon e dikujt të futur në një situatë të dëshpëruar. I kujtoj lexiesit proverbin anglez: Don’t corner the cat. SH.T. nuk është mackë shtëpiake, por mace e egër, nga ato që ende gjallojnë në Parkun Kombëtar të Malit të Tomorrit. Shkëlqesinë e Tij Edvini dhe “tutorët” e tij me mendjelehtësi dhe tangërdhëk prej firauni e rrasën në qoshe. Po po me ngazëllim e rrasën në qoshe këtë “macen e egër” të Skraparit, për rrjedhojë do provojnë në surrat gërricjen e kthetrave të “maces”.

Metën nuk e trembin diplomatët me paralajmërime të drunjta tip: do mbani përgjejgësi për dhunën, kjo e ajo janë të papranueshme nga ne, që të ndodhin në miting etj. Meta: ua prêt me sëpatë e dardharit: e c’ë se qenka e papranueshme për ju?!?!!? C’mund të më bëni më shumë ju, sesa janë betuar të më punojnë “geishat” dhe “samurajtë”me minifund të “Noriegës” së Tiranës.

Berisha ka 30 vjet që sokëllin: do përballen më rezistencën më të ashpër! Do ua ngri buzëqeshjen në buzë! Do e përmbysim, sic përmbysëm baballarët e tyre dhe më pas shpreson, që mileti të ngrihet vetë dhe të bëjë punën, për rrjedhojë Berisha të marrë pushtetin.  Meta para se të sokëllijë ka marrë të gjitha masat organizative, që puna jo thjesht të niset, por edhe të bitiset me sukses. Me që jemi këtu, ndërsa rrija në rradhë për të marrë tollonin e mishit të grirë, dëgjova se njerëzit e Metës ia kishin dalë me sukses të finlandizonin BOS-in (Batalionin e Operacioneve Speciale) në Farkë dhe RENEA-n.  Me aq sa di unë, këto janë të vetmet reparte me vlera relativisht të larta ushtarako-policore. Mbetet për tu parë, sesa e si gjen. Lleshi me police femra dhe me policë kontigjent i LGBTQ-së, bashku me “llamarinën” zv/ministrore LGBTQ do të përballojë Ilir Metën! GOS-i dhe kjo forca e re policore me jeleke shumëpërdorimësh, me fuoristrada turke hem të blinduar e hem të pablinduara “are no match to” (nuk përballen dot) me njerëzit dhe ‘specialistët” e Metës! Femra police simpatike me syze të errta janë OK për spektakle marëdhëniesh me publikun, por në 2 mars kryeministri Edvin nuk do të ketë marëdhënie me publikun si më 16 shkurt 2019.

Në 2 mars Lulzim Basha edhe sikur të përpiqet maksimalisht e ka të pamundur të kryejë rolin e zjarrfiksit si deri më sot. Atij apo skotës së hajdutëve, dallakukëve e budallenjve  dhe kontigjentit LGBTQ, që orbiton rreth tij, nuk ua var njeri teneqenë. Luli do jetë thjesht figurant në 2 mars jo organizator/sabotator i besëlidhjes së SH.T. Noriegës së Tiranës në këtë mënyrë i del jashtë përdorimit edhe grevëthyesi holandez!

Shkrimin tim e mbyll me shprehjen e Aleksandër Dumasit:

Attendere e sperare

  1. S.

Shpresoj që Super Puma e Ramës të funksionojë më 2 mars më mirë sesa MI8 e Causheskut në 22 dhjetor. Sic janë katandisur pilotët shqiptarë (të pilotojnë helikopterë droge në Marok apo të pilotojnë si mercenarë helikopterë në Libi), nuk është cudi, që edhe helikopterxhiu i Super Puma-s të veprojë si piloti Vasile Malutan!

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne