2 viktima në Itali, Ministria e Shëndetësisë shton masat për koronavirusin: Dyfishim personeli dhe kontrollesh në pikat kufitare

Shënimi i dy viktimave në Itali nga koronavirusi, solli mbledhjen e Task-Forcës për parandalimin, kontrollin dhe mbrojtjen ndaj tij, nën drejtimin e ministres Ogerta Manastirliu. Gjatë mbledhjes u vendosë shtimi i masave të sigurisë në pikat kufitare duk dyfishuar personelin shëndetësor si dhe përforcim të pikave të kontrollit për çdo udhëtar që vjen nga harta gjeografie e vendeve të prekura nga koronavirusi.

Pas diskutimeve mes ekspertëve dhe drejtuesve të institucioneve, u vendos përforcimi i masave në pikat kufitare, sigurimi i sasisë së shtuar të mjeteve të mbrojtjes personale dhe përforcimi i gjurmimit të rasteve për të rritur kontrollin për parandalimin e depërtimit të koronavirusit COVID-19.

Task Forca vendosi:

-Dyfishim të personelit në Njësitë Shëndetësore në pikat kufitare, aeroport, porte dhe pika kufitare tokësore.

-Përforcim i kontrolleve në pikat kufitare, për çdo udhëtar për cdo udhëtar që vjen nga harta gjeografike e vendeve me shpërthime komunitare, e përcaktuar nga OBSH.

-Shtimi i informacionit dhe rritja e vizibilitetit të mesazheve në pikat kufitare, për të dhënë më shumë informacion për udhëtarët mbi vetëdeklarimin në strukturat shëndetësore, në rast të një shenje klinike apo kontaktit me raste të konfirmuar me koronavirus në këto vende.

-Rritja e sasisë së mjeteve të mbrojtjes personale për të gjitha hallkat e shërbimit, nga pikat kufitare, në strukturat shëndetësore spitalore e deri në nivel të diagnozës laboratorike‘, shkruhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Gjithashtu u vendos që masa e karantinës do të vijojë për personat që vijnë nga vendet e prekura nga koronavirusi . Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Task-Forca për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së koronavirusit të ri REKOMANDON të gjithë qytetarët që kanë udhëtuar nga vendet e prekura, të telefonojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 në rast të shfaqjes së çdo shqetësimi apo shenje klinike, pa u drejtuar menjëherë në spital./Shqiptarja.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne