20 përqind e evropianëve nuk e duan fqinjin mysliman, thotë studimi

 

Një në çdo pesë evropianë nuk dëshiron të ketë një fqinj mysliman, pavarësisht faktit që pasuesit e ketij besimi janë të integruar mirë në Evropën Perëndimore, tha një studim i kohëve të fundit.

Fondacioni gjerman Bertelsmann Stiftung shqyrtoi “nivelin gjuhësor, arsimin, punën, lidhjet ndërfetare të muslimanëve në Francë, Mbretërinë e Bashkuar, Austri, Gjermani dhe Zvicër” dhe i botoi rezultatet në një studim.
Studimi u krye për të kuptuar se sa mirë myslimanët, veçanërisht ata praktikantë, janë integruan në shoqërinë e Evropës Perëndimore.
“Islami nuk është një pengesë për integrimin. Myslimanët, madje edhe ata qe janë shumë fetarë, mësojnë gjuhën e re dhe përpiqen të ndjekin nivelet e arsimit të lartë po aq sa edhe emigrantët e tjerë”, tha eksperti i Bertelsmann Stiftung mbi kohezionin social Stephan Vopel. Vopel shtoi se edhe nëse integrimi është penguar disi, “kushtet e sistemit të vendit zakonisht janë arsyeja”.
Studimi nxori në pah se muslimanët gjithashtu i kushtonin rëndësi të madhe edukimit, pasi shumë pak fëmijë muslimanë i lanë shkollat para moshës 18 vjeçare.

Megjithatë, studimi zbuloi se myslimanët ballafaqohen me probleme kur kërkojnë një punë, pavarësisht kualifikimeve dhe aftësive të duhura. Kjo ishte veçanërisht e dukshme në mesin e muslimanëve praktikues.

“Kudo përveç Britanisë së Madhe, muslimanët më shumë fetarë – ose 41 për qind e të gjithë muslimanëve që identifikohen si të tillë – kanë më shumë vështirësi se sa muslimanët më pak fetarë të gjejnë një punë që korrespondon me kualifikimet e tyre”, tha hulumtimi.

Sipas ekspertit të Islamit Stiftung Yasemin El-Menouar, “asnjë vend në Evropën Perëndimore nuk ka gjetur një strategji bindëse që ti trajtojë të dyja si shanset e barabarta, ashtu edhe respektin për diversitetin fetar”.

Studimi gjithashtu zbuloi se 20 për qind e të intervistuarve evropianë nuk donin të jetonin afër me një fqinj musliman. Në këtë drejtim, francezët e kanë më të ulët përqindjen e cila zbret në 14 përqind, ndërsa austriakët e kanë më të lartë – 28 përqind.

Gjysma e emigrantëve muslimanë mësuan gjuhën kombëtare gjatë fëmijërisë si gjuhë e tyre e parë, tha hulumtimi, duke shtuar se 75 përqind e muslimanëve kalonin rregullisht kohën e tyre të lirë me jo-muslimanët, një tregues tjetër i integrimit të suksesshëm.

Bertelsmann Stiftung përfundoi studimin duke sugjeruar tre strategji për avancimin e integrimit dhe kohezionit në shoqëritë e Evropës Perëndimore, duke përfshirë përmirësimin e mundësive për pjesëmarrje në sistemet e punësimit dhe arsimit, me satus të njëjtë ligjor si grupet e tjera fetare institucionale, promovim  kontakteve ndërkulturore dhe diskutimeve ndërfetare.

burimi:/dailysabah

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne