20 të vrarë pas shpërthimit brenda xhamisë shiite në Afganistan

Një zyrtar i një spitali afgan thotë se një shpërthim brenda një xhamie shiite në Heratin Perëndimor, në kufi me Iranin, ka vrarë të paktën 20 vetë dhe ka plagosur 30.

Zyrtari, Dr. Mohammed Rafique Shehrzad, tha se 20 trupa u sollën në spitalin kryesor në qytetin e Heratit të hënën në mbrëmje, pak kohë pasi shpërthimit.

Sidoqoftë, Mehdi Hadid, një deputet nga Herati, i cili shkoi në vend menjëherë pas shpërthimit, tha për The Associated Press se skena ishte një prej masakrave mw të tmerrshme. Ai vlerësoi se të paktën 100 të vdekur dhe të plagosur ishin tw shpërndarë nëpër xhami. Sulmi ndodhi në mes të namazit të mbrëmjes kur xhamia ishte e mbushur me rreth 300 adhurues.

Abdulhai Walizada, një zëdhënës i policisë lokale, tha se duket të ketë më shumë se një sulmues, me një kamikaz që shpërtheu eksplozivët dhe një tjetër që hodhi granata kundër adhuruesve.

Ndërkohë Ministria e Brendshme tha se shpërthimi mund të ishte shkaktuar nga një bombë në makinë. “Dhjetë të plagosur janë raportuar deri tani,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Najib Danish për AFP.

Shiitët janë një pakicë në Afganistan dhe janë kërcënuar nga dega e Daeshit që vepron në lindje të vendit.

Askush nuk e mori përgjegjësinë për sulmin ndaj xhamisë Jawadia në Herat. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne