20 Vite më parë – 27 prill 1997.Mister

Në Itali ministri është shoqëruar nga eskortë e forcave speciale italiane.

Misteret e arratisë së Zhulalit

“Fulgidus” anija e ikjes pronar dhe admirali i flotës?

Gjate gjithë udhëtimit Ministri i Mbrojtjes ka qenë me veshje antiplumb. Strehohet te një afarist.

Durrës – Zhulali u largua nga Shqipëria me një motoskaf civil. Ndryshe nga ç’mund të mendohej ai nuk preferoi të përdorte një nga anijet e shumta të flotës ushtarake të cilat në ditët e marsit zbarkuan të gjitha  në brigjet e Pulias të mbushura me civilë e ushtarake. Mbërritja e tij në Itali u përcoll me një zhurmë të madhe për vete figurën që përfaqesonte Zhulali në moment kur në vend po shpërtheheshin depot dhe ushtria ishte pothuajse inekzistente.

Në këtë ikje ajo që normalisht bënte përshtypje ishte akti i largimit por disa të dhëna mbi anijen e zgjedhur nga ministri i mbrojtjes lanë për te dyshuar. Ne duam te ngreme ato hiupo teza qe dalin nga te dhenat mbi anijen dhe lundrimin e saj në Itali. Ai ishte e rastësishme që u zgjodh anija “Fulgidus” a kishte lidhje Zhulali me pronarët e saj. Ç’përfaqësonte kjo anije dhe lidhja e saj me admiralin e flotës ushtarake Edmond Zhupani, janë të gjitha pyetje që lindën pasi në Itali u ndalua pronari shqiptar, Eduart Pulaj.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne