Nisin komplekset e reja të banimit në Tiranë, banesa dhe korpus avokatie

Tirana tashmë është shndërruar në kantier ndërtimesh. Këto ditë kanë nisur tre projekte të reja, kompleksi Square 21 në Rrugën e Kavajës, Korpusit i Avokatisë në tek fusha e Aviacionit dhe ai i godinës së banimit shumëkatëshe në kryqëzimin e rrugës Sulejman Delvina dhe Komuna e Parisit. Kjo e fundit edhe pa nisur ende mirë ka shitur sipërfaqen dërrmuese të sipërfaqes së projektuar për ndërtim.

Burimet nga projekti Te Komuna thanë se një metër katror shitet me 1800 euro. Pallati i konceptuar me thyerje në katër, gjashtë dhe nëntë kate bashkë me parkimin nëntokësor edhe pse në fillim të punimeve ka vetëm pak hyrje të pashitura. Shqiptarët duket se i janë kthyer blerjes së ajrit si dikur para viteve 2008 ku flluska e parë në sektorin e ndërtimit ende nuk kishte shpërthyer.

Më tej në rrugën e Kavajës kompleksi  Square 21 është në nisje. Ai është konceptuar si një bllok banimi me shumë ndërtesa me lartësi të ndryshime që nisin nga 2 deri në 11 kate.

Ndërsa në fushën e aviacionit në zonën e Laprakës nisën punimet për korpusin e avokatisë. Burimet pranë projektit shpjeguan se, kjo godinë i dedikohet mësimdhënies dhe ka burime financimi privatët dhe do të menaxhohet nga privatët. Korpusi i avokatisë është konceptuar si godine multifunksionale me ambiente mësimdhënie, zyra, bare dhe restorante dhe ambiente parkimi. Dhoma e avokatisë është angazhuar në këtë projekt.

Të paktën pesë komplekse të mëdha banimi po ndërtohen në pjesën qendrore dhe veriore të Tiranës. Blloqet e reja të banimit, “SiRI”, “Turdiu”, “Fiori Di Bosko” dhe “Square 21” janë në hapje të themeleve. Pallate të veçanta po ndërtohen sakaq në të gjithë Tiranën.

Po këtë vit pritet të hapin themelet të paktën katër kulla mbi 30-katëshe.

Përveç hotelit 35-katesh që do të jetë një zgjerim i hotel Tiranës (sot 15-katëshit) dhe kullës “Al Habtoor investment LLC” (kulla ikonike) në bulevardin e ri, kullës me 40 kate (DownTown Albania) në zonën e parkut të lodrave në Rrugën e Elbasanit, tashmë është gati të nisë ndërtimi i një tjetër kulle shumëkatëshe në qendër të Tiranës (atje ku ndodhet sot Dhoma e Tregtisë Tiranë) e cilësuar “Eyes of Tirana”.

ndertim1

ndertim2

ndertim3

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne