Ekstremistët kërcënojnë qeverinë e Kosovës për xhaminë e madhe

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti dhe i pari i bashkësisë islame, Naim Tërnava, janë kërcënuar publikisht, me anë të grafiteve nga njerëz të panjohur, raporton “Zëri.info”.

Shkak i këtyre kërcënimeve sipas shënimeve është xhamia e cila është planifikuar të ndërtohet në Dardani.

Nëpërmjet këtyre grafiteve, të vendosura në 7muret e Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë, të tre këta persona janë kërcënuar me jetë.

Përderisa në njërin prej grafiteve thuhet “Vdekje Naim Tërnavës e Hashim turkut”, në të tjerë kryetari i kryeqytetit kërcënohet në këtë formë: “Do të vritesh o qen, poshtë VV e Albin talebani”.

Madje, në këto shkrime, thuhet se do të derdhet gjaku e nuk do të lejohet të ndërtohet xhamia. 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne