22 civilë të vrarë dhe 40 të plagosur në sulmin ajror të SHBA

Sulmet ajrore në një provincë të Afganistanit dyshohet se vranë një numër civilësh, kanë njoftuar zyrtarët lokalë afganë.

Sulmet ajrore, të kryera në tre fshatra fqinje të komunës Chahardara, vranë 22 civilë, tha Saifullah Amiri, një anëtar i këshillit provincial. “40 civilë u plagosën gjatë sulmeve”, tha Amiri, duke shtuar se incidenti ndodhi pasi banorët e fshatrave shkuan për të varrosur trupat e të vrarëve në sulmet ajrore. Forcat amerikane në Afganistan kanë thënë përmes një e-maili se janë të vetëdijshëm për akuzat dhe se “ po mundohen të gjejnë fakte rreth incidentit”. Nga ana tjetër, mësohet se një ushtar amerikan ka vdekur në Afganistan si rezultat i plagëve të marra në provincën lindore Logar. Kjo është vdekja e dytë e një anëtari të shërbimit amerikan në provincën Logar në javën e kaluar./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne