Bota

22 palestinezë plagosen në Kuds

Në përleshjet mes forcave të regjimit sionist dhe të rinjve palestinezë në qytezën Azirie të qytetit Kuds, 22 palestinezë mes tyre 3 fëmijë janë plagosur.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia palestineze e lajmeve sipas të cilës ekipet e emergjencës së gjysmë hënës së kuqe njoftuan për plagosjen e 22 palestinezëve gjatë sulmeve me gaz lotsjellës të forcave sioniste kundër palestinezëve. Përleshjet mes palestinezëve dhe sionistëve kanë nisur pas sulmit të forcave sioniste në qytezën Azirie ku ndaj banorëve forcat sioniste kanë përdorur plumba akustikë dhe gaz lotsjellës. Qyteti Kods prej dy javësh është bërë arenë e përleshjeve dhe konflikteve mes palestinezëve dhe forcave sioniste për shkak të masave që regjimi sionist ka vënë kundër xhamisë Al Aksa./ PT

OPINIONE