Strategjia antikanabis, Rama takon drejtuesit e policisë

Duket pak e pabesueshme për ata që e dinë sa policia ka qenë e implikuar në luftën kundër kultivimit të kanabist, por le të shpresojmë : Në një takim me drejtuesit e policisë, në kuadër të strategjisë antikanabis, kryeministri Edi Rama deklaroi se nëse vazhdohet të zbatohet plani kombëtar, “në fund të sezonit do të mund të themi se ia dolëm t’i japim fund historisë së kultivimit të kanabisit”.

“Jemi të gjithë së bashku. Të dhënat janë shumë inkurajuese. Jemi përpara një situate të përmbysur nga pikëpamja e hartës së kultivimit. Baza e planit kombëtar është solide dhe zbatimi i përpiktë i kësaj baze në letër është shembull i qartë që nëse do të vazhdojmë me këtë vendosmëri dhe ritëm, me siguri që në fund të sezonit do të mund të themi se ia dolëm ta përmbysim situatën dhe t’i japim fund historisë së kultivimit të kanabisit”, tha Rama.

“Dua të përgëzoj kapacitetin reagues të Policisë së Shtetit ndaj shfaqjes së çdo elementi pasiv ose të përfshirë në këtë fenomen brenda policisë”, shtoi Rama.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne