243 persona nga Gjermania i janë bashkuar PKK-së dhe zgjatimeve të saj në Irak dhe Siri

Përcaktohet se 243 persona kanë shkuar nga Gjermani në Siri dhe Irak që nga viti 2013 e deri më sot për të marrë pjesë në organizatën separatiste terroriste PKK ose në grupet e armatosura që varen nga kjo organizatë.

Qeveria gjermane iu përgjigj interpelancës së partisë së majtë dhe duke iu referuar regjistrimeve në fushën e organizatave ekstremiste të huaja që nga viti 2013 e deri më sot, bëhet e ditur se sipas informacioneve të shërbimit informativ, 243 persona kanë shkuar nga Gjermani në Siri dhe Irak për t’ju bashkuar organizatën separatiste terroriste PKK ose PYD ose në grupeve të tjera të armatosura që varen nga kjo organizatë terroriste.

Ndërkaq bëhet e ditur se nuk dihet ndërsa këta persona kanë marrë pjesë konkretisht në përleshje të armatosur ose nëse ata kanë marrë apo jo trajnim armësh ose pajisjesh ushtarake.

Sipas informacioneve të shërbimit sekret bëhet e ditur se 20 prej këtyre personave i i janë bashkuar PKK/PYD kanë vdekur.

Në përgjigjen e interpelancës deklarohet se afërsisht 65% e 234 personave që kanë shkuar në Irak dhe Siri janë nënshtetas gjermanë dhe nuk dihet nëse kanë apo jo një nënshtetësi të dytë./ TRT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne