25 dhjetor 1638. Si sot në historinë e Perandorisë Osmane, Sulltan Muradi IV rimori Bagdadin, një nga qytetet më të rëndësishme të Lindjes së Mesme, nga Perandoria Persiane Safavide. Ushtria Osmane e komanduar nga Sulltan Muradi, marshoi drejt Bagdadit dhe e rrethoi qytetin, rrethim i cili kulminoi me rimarrjen e Bagdadit. Si një komandant i shquar në terren dhe si një njeri jashtëzakonisht i fuqishëm, sulltan Murati ishte sulltani i dytë osman që personalisht komandonte një ushtri në fushën e betejës që nga vdekja e sulltan Sulejman Kanunit. Pas nënshtrimit të qytetit, Sulltan Murati IV e vizitoi Bagdadin dhe urdhëroi rinovimin e varreve të Imam Ebu Hanifes dhe Abdul Kadir Xhilanit, dy figura të shquara të historisë së Islamit. Pas kthimit të Sulltan Muratit në Stamboll, për të përkujtuar fitoren osmane në Bagdad, ai urdhëroi ndërtimin e pavijonit të famshëm të Bagdadit (Bagdat Köskü) në Pallatin Topkapi. I njohur si sulltani luftëtar, ai mbahet mend për thënien: “E ndiej se çlirimi që i bëra Bagdadit ishte më i bukur se vetë Bagdadi!”/Ottoman Imperial Archives/Gazeta Impakt
25 dhjetori një datë e shënuar për Perandorine Osmane
NDANI KËTË POSTIM
Mund tju interesojne
Iran: Epoka e ndryshimit ka filluar
April 23, 2024
SI IU HOQ NENSHTETESIA ÇAMEVE- KOMUNIZMI!!
April 22, 2024
LUFTA IRAN IZRAEL KA FILLUAR
April 21, 2024
Ariu rus në kafazin tonë të vogël
April 20, 2024