Bota

25 mijë pjesëtarë të ISIS janë vrarë në Irak

Komandanti i operacionit për çlirimin e provincës Ninva në Irak, njoftoi vrasjen 25 mijë pjesëtarëve të ISIS gjatë sulmeve të ushtrisë irakiane.

Abdul’amir Jarallah, tha se në 9 muajt e përpjekjeve të ushtrisë për çlirimin e Mosulit janë vrarë 25 mijë pjestarë të ISIS dhe shtoi se ushtria ka neutralizuar më shumë se 400 raste të sulmeve kamikaze dhe terroriste dhe ka shkatërruar me mijëra pajisje ushtarake të terroristëve. Përveç kësaj janë rrëzuar 130 dronë të terroristëve të ISIS. Komandanti Jarallah në vazhdim theksoi se së shpejti do të çlirohen rajonet Telfar, Ajadhie dhe Mahalbie në perëndim të provincës Ninva që përbëjnë objektivin e fundit për çlirimin e provincës Ninva./ PT

OPINIONE