250 vjedhje në pak muaj, banorët bëjnë roje gjithë natën: Policia nuk ndërhyn, do të ketë gjakderdhje!

Më shumë se 250 banesa janë grabitur në zonën e Patosit nga muaji Maj, duke u shndërruar në një problem tejet serioz për qytetarët.

Një nga fshatrat më të prekur është Belina, ku banorët shprehen se janë të detyruar që të bëjnë roje gjithë natën, në mënyrë që të mos iu grabiten orenditë e shtëpisë, apo gjeja e gjallë.

Një prej banorëve në një komunikim për Fax News u shpreh se pavarësisht denoncimeve të herëpashershme që kanë bërë në polici, vjedhjet vazhdojnë, duke bërë që ata të lënë punët dhe të qëndrojnë roje gjatë orëve të natës.

“Vetëm mua më kanë vjedhur disa herë, lopën dhe pompën e ujit, kemi vajtur kudo edhe në prefekturë dhe nuk na kanë dhënë përgjigje.

Dëmi që më është bërë vetëm mua ka qenë 3 milionë lekë të vjetra. Do na duhet tashmë që të bëjmë vetëgjyqësi, o të ndërhyjë shteti, o këtu do të ketë gjakderdhje”, u shpreh qytetari.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne