27 vjet nga masakra e ushtrisë armene në Azerbajxhan

Edhe pse kanë kaluar 27 vjet, dhimbja e masakrës së Hoxhalisë në Azerbajxhan vazhdon të ndjehet ende e freskët. Dhimbja e asaj dite të zezë ndjehet ende edhe sot e kësaj dite pavarësisht viteve që kalojnë.

Qindra azerbajxhanas u masakruan natën e 26 shkurtit në vitin 1992 nga njësitë armene ndërsa 1275 të tjerë u morën robër nga ana e forcave armene. Ndërkaq nga ajo ditë e deri më sot nuk dihet fati i 150 personave të humbur.

Njësitë armene, në sulmin ndaj qytezës Hoxhali në Karabakun e Sipërm, më 26 shkurt 1992, masakruan në mënyrë të llahtarshme 613 nënshtetas azerbajxhanas të pafajshëm, nga këta 106 ishin gra, 63 fëmijë dhe të tjerët ishin të moshuar mbi 70 vjeç.

Ende e kësaj dite nuk dihet fati i 150 të humburve, autorët e ngjarjes nuk kanë dalë ende para drejtësisë. Për shkak të agresivitetit të Republikës së Armenisë dhe mbajtjes nën pushtim të tokave të Azerbajxhanit më shumë se një milionë azeri vazhdojnë të bëjnë një jetë në arrati.

Edhe pse kanë kaluar 26 vjet, dhimbja e masakrës së Hoxhalisë në Azerbajxhan vazhdon të ndjehet ende e freskët. Dhimbja e asaj dite të zezë ndjehet ende edhe sot e kësaj dite pavarësisht viteve që kalojnë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne