28 Nëntori shpallet festë kombëtare në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shpallur sot  28 nëntorin  si festë kombëtare për Kosovën, duke e quajtur  si Dita e Shqiptarëve.

Në statusin e tij social Facebook, Haradinaj shprehet:“Duke u bazuar në Ligjin për festat zyrtare, kam vendosur që 28 nëntorin – si Dita e Shqiptarëve – ta shpall ditë pushimi në territorin e Republikës së Kosovës, për t’i respektuar vlerat e trungut etnik shqiptar si dhe traditat e mira familjare e shoqërore”.

“Vendimi që 28 nëntori të jetë ditë pushimi, është i motivuar nga aspekti historik, tradicional dhe politik. RH”, shkruan kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne