28 vjeçari me koronavirus dy javë lëvizte në Shqipëri

Rasti i 28 vjeçarit që është evidentuar si pacienti i parë me korinavirus në Shqipëri, përbën në fakt një kazus shumë më alarmant sesa duket.

Jo për faktin se ai ka hyrë i pakontrolluar në pikën kufitare të Muriqanit, por sepse ai është endur dy javë në Shqipëri duke takuar shume njerëz.

Mjekja Dhurata Hysi ka deklaruar nga pika kufitare e Muriqanit se 28-vjeçari shqiptar i prekur me koronavirus ka hyrë në Shqipëri më 26 shkurt, pa u kontrolluat.

“Djali hyri më datë 26, në orën 00:40 të natës. Nuk është kontrolluar, pasi Firence nuk ka qenë në zonën e kuqe, nuk ka pasur asnjë rast të konfirmuar atje. Ne kishim prioritet zonat e prekura në Itali dhe Kinë.

Ka ditë që kontrollohen të gjithë personat nga Italia, por pas datës 26, më parë vetëm ata që vinin nga zonat e prekura”. Ajo që dihet deri më tani është se ai e ka kaluar Covid 19 tek i ati, por nuk mund të imagjinohet se sa njerëz të tjera ka kontaktuar.

Prandaj nuk ka asnjë shans që rastet e para, tashme të shtruara në infektiv, të mbeten të izoluara.

Silva Bino anëtare e Task Forcës ka bërë me dije se janë gjurmuar tetë kontaktet e ngushta të pacienteve, që mbrëmë, sapo dolën analizat, ndërkohë që sot janë vetekarantinuar në mënyrë të kontrolluar 24 persona, që kanë pasur kontakt me dy të prekurit./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne