28-vjeçari nga Berati ngacmon turisten e huaj, arrestohet nga policia

Një turiste e huaj ka denoncuar një 28-vjeçar nga Berati se e ka ngacmuar dhe për këtë policia ka vënë në pranga Sokol Sulejmanin.

“Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Sokol Sulejmani, 28 vjeç, banues në lagjen Donika Kastrioti, Berat. Arrestimi i tij u bë pasi ka bërë kallëzim shtetasja H.Ch, 28 vjeçe, ku pretendonte se shtetasi i lartpërmenduar e ka ngacmuar”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Mësohet se 28-vjeçarja ishte turiste e huaj që vizitonte qytetin e Beratit, dhe ndaj Sulejmanit tashmë rëndon akuza e “veprimeve të turpshme”.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne