Shqiperia

28-vjeçari nga Pogradeci denoncon policët: Më goditën tre herë me grushte dhe më tërhoqën zvarrë

Pas rastit të të ndjerit Enea Ftoji, një tjetër rast dhunë nga Policia është denoncuar në komisariatin e Pogradecit.

Bëhet fjalë për 28-vjeçarin Ilir Bego, i cili ka denoncuar efektivët për dhunë. I riu tregon se uniformat blu e goditën tre herë me grusht dhe e tërhoqën zvarrë.

“Më dhunuan gjatë shoqërimit dhe qëndrimit në Komisariatin e Pogradecit. Ju kërkova falje për veprimin, por policët më dhunuan. Më goditën tre herë me grusht në gjoks dhe në krah. Më mbajtën në komisariat për nëntë orë, më pas më liruan. Dëmin e makinës së policit e kompensoi babai menjëherë. Prokurori i Rrethit nuk pranoi të merrte denoncimin”, rrëfen 28-vjeçari.

Bego ka goditur me shkelma gomat e makinës private të efektivit të qarkullimit Bujar Xhyra dhe sipas tij, shkak për këtë reagim ka qenë një gjobë e marrë par dy vitesh.

OPINIONE