3.200 militantë u evakuan nga lagjet jugore të Damaskut

Përfundoi operacioni për evakuimin e militantëve në të gjitha lagjet, përfshirë edhe lagjen Muhayyem Yermuk në pjesën jugore të kryeqytetit të Sirisë, Damaskut.

Sipas informacioneve të marra nga Sputnik, operacioni për evakuim i forcave qeveritare siriane së bashku me trupat ruse u përfundua në fund të ditës së 8-të.

Si rezultat i operacionit nga lagjet jugore të Damaskut janë evakuar më shumë se 3.200 militantë së bashku me më shumë se 5.000 anëtarë të familjeve të tyre.

Një pjesë e vogël e lagjeve jugore të Damaskut vazhdon të jetë nën kontrollin e militantëve të ISIS-it. Ushtria siriane po vazhdon operacionet për të ndaluar militantët.

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne