3 media tregojnë të vërtetën në Mal të Zi, por amerikanët i sulmojnë

Duke folur në një konferencë në Podgoricë e ngarkuara me punë në ambasadën amerikane në Mal të Zi, Judy Kuo, sulmoi tri media të lira duke thënë se ato veprojnë në tregun malazez por janë burime manipulimi, dezinformimi dhe të lidhura me qeverinë ruse.

Ajo tha se të rinjtë dhe publiku i gjerë janë mjaft të ndjeshëm ndaj informacionit të pavërtetë dhe llojeve të ndryshme të manipulimit nga ana e mediave.

Me një deklaratë tërësisht kundër lirisë së medias dhe duke sulmuar hapur disa nga mediat që ende ruajnë pavarësinë e tyre në dhënien e lajmit dhe nuk janë ndikuar nga politikat amerikane në këtë vend dhe rajon ajo i sulmoi ato në këtë mënyrë: “Kush është burimi i këtij informacioni për publikun malazezë? Mund të përmend disa kontribues kryesorë: ‘Sputnik’, i cili është direkt nën qeverinë ruse, portale në internet si ‘IN4S’ dhe ‘Borba’ të cilat janë të lidhura ngushtë me direktivat që vijnë nga Kremlini. Këto portale dhe disa ‘shtëpi mediale’ rajonale dhe lokale – nuk mendoj në ato që janë me të vërtetë media – janë mjaft aktive dhe shumë të koordinuara. Këto fushata kanë për qëllim të joshin publikun, të krijojnë rrëmujë dhe të krijojnë probleme në shoqëri dhe midis vendeve”.

Për të mbuluar deklaratën e saj kundër mediave ende të lira diplomatja amerikane përmendi një shembull, kur mediat sipas saj “me qëllim prezantuan histori të sajuara për krijimin e bazave të NATO-s në Mal të Zi duke pretenduar se Mali i Zi mori pajisjet ushtarake për t’i përdorur kundër Serbisë dhe Rusisë”.

“Sipas nesh, qëllimi i publikimit të gënjeshtrave të tilla, është të krijohet një klimë anti-NATO në Mal të Zi dhe ndasi mes njerëzve. Kjo është vetëm njëra anë e perspektivës së një fushate mirë të koordinuar, të udhëhequr nga Rusia, e cila gjithashtu përfshin mashtrimet kibernetike”, tha diplomatja Kuo.

Ajo deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë investuar në nisma që mbështesin përpjekjet e Malit të Zi, për të luftuar fushatat e dezinformimit por nga ana tjëtër diplomatja sulmon pikërisht mediat që nuk janë ndikuar asnjëherë nga politika e jashtme e SHBA- dhe veçanti Rusisë në Malin e Zi./Gazetaimpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne