3 pjestarë të një familjeje humbin jetën teksa pastronin pusin

Tre pjestarë të një familjeje në Berat humbën jetën mëngjesin e së enjtes, teksa pastronin pusin në oborrin e shtëpisë.

Viktimat janë xhaxhai dhe dy nipat e tij, Gentian Hoxha, Neim Hoxha dhe Kamber Hoxha.

Gjatë pastrimit të pusit, ata kanë hasur në një xhep gazi i cili i ka asfiksuar.

Dy prej tyre u nxorrën të vdekur nga pusi, ndërsa tjetri humbi jetën në spital./exit

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne