30 persona të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite kundër protestuesve palestinezë

Gjysmëhëna e Kuqe e Palestinës ka deklaruar se në sulmin e forcave ushtarake sioniste kundër protestuesve palestinezë në Bregun Perëndimor të lumit Jordan, të paktën janë plagosur 30 palestinezë.

Sipas faqes informative Palestine Today, Gjysmëhëna e Kuqe e Palestinës ka thënë se forcat ushtarake të regjimit sionist kanë hapur zjarr kundër protestuesve palestinezë që protestonin kundër vendimin të presidentit amerikan për njohjen e Kodsit si kryeqytet i regjimit sionist. Këto protesta janë zhvilluar në qytetet Al Khalil, Nablos, Ramallah dhe Kalkilija. Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë e Palestinës ka deklaruar se që nga 6 dhjetori e deri më tani janë martirizuar 11 palestinezë nga forcat e regjimit sionist dhe mbi 3300 të tjerë janë plagosur./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne