30 princa të regjimit Al Saud nën kontrollin e prangave elektronike të regjimit sionist

Një prej opozitarëve të regjimit Al Saud ka zbuluar se 30 princa të familjes mbretërore të Arabisë Saudite kontrollohen me pranga elektronike të krijuara nga regjimi sionist.

Sa’id bin Naser Al-Ghamadi, hulumtues dhe profesor universiteti si dhe opozitar i regjimit Al Saud, të premten në llogarinë e tij në Twitter ka shkruar: “Mbi 30 princa të familjes mbretërore saudite duke përfshirë edhe Muhamed bin Najef, ish-princin e kurorës, Mut’ab bin Abdullah, djalin e ish-mbretit të ndjerë dhe Bandar bin Selman, ish-shefin e organizatës inteligjente të Arabisë Saudite, kontrollohen me pranga elektronike izraelite”.

Ky opozitar i regjimit Al Saud ka shtuar: “Kompania izraelite “NSO” është përgjegjëse për përgjimin e bisedave dhe lidhjeve komunikuese të familjes mbretërore Al Saud./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne