30 qershori, shefja e misionit të ODIHR: Votuesit ishin nën presion, nuk patën mundësi reale për të zgjedhur

Një ditë pas zhvillimit të procesit të votimit për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, drejtuesja e Misionit të vëzhgimit të “ODIHR”, Audrey Glover, ka dalë në një konferencë për mediat për të prezantuar gjetjet paraprak të raportit të monitorimit.

Në nisje të prezantimit, Glover vuri theksin tek pamundësia reale e votuesve për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre, në kushtet ku forcat politike të opozitës refuzuan të marrin pjesë dhe në një pjesë të konsiderueshme nga 61 bashki të vendit, gara përfaqësohej nga një kandidat i vetëm.

“Jemi këtu pa ndonjë ide të paracaktuar dhe pa ndonjë axhendë të fshehtë. Jemi plotësisht të paanshëm e lëmë faktet të flasin. Ne nuk na intereson kush i fiton zgjedhjet, i vlerësojmë ato në bazë të përputhshmërisë së tyre me angazhimet e OSBE-së. Zgjedhjet lokale u mbajtën pa marrë shumë parasysh interesat e lektoratit. Opozita vendosi të mos marrë pjesë, qeveria ishte e vendosur t’i mbante ato. Në këtë klimë të një ngërci politik, zgjedhësit nuk patën mundësi reale për të zgjedhur.”- u shpreh Glover.

Ambasadorja shtoi se zgjedhësit kanë dëshmuar se kanë qenë nën tension nga të dyja palët politike, pasi zgjedhjet u zhvilluan në një mjedis tejet të polarizuar. Glover vëren se duhet të ketë një sistem funksional gjykatash që të shqyrtojë ankesat e zgjedhësve./ LAPSI

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne