300 ton ndihma humanitare erdhë nga Bosnje-Hercegovina në Shqipëri

Janë nisur katërmbëdhjetë kamionë me ndihma humanitare për banorët e Durrësit të cilët kanë mbetur pa shtëpi pas tërmetit shkatërrues, raporton portali i lajmeve Klix.ba.

Sipas Maja Arslanagic nga Shoqata Pomozi.ba, në 14 kamionë gjenden 300 tonë mallra, nga të cilat, afër 270 tonë janë material ndërtimi.

“U informuam se materiali ndërtimor është më i domosdoshëm ashtu që zhvendosëm fokusin tonë nga ushqimi, i cili ishte në fazën fillestare, tek materiali ndërtimor,” tha ajo.

Kamionët gjithashtu përfshijnë dyshekë, pajisje higjene dhe sende ushqimore.

Kolona do të mbërrijë në Durrës sot

Këshilli i Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, me propozimin e Ministrisë së Sigurimit, miratoi një Vendim për aprovimin e 100,000 BAM nga rezerva e tanishme e Buxhetit të Institucioneve të Bosnjës dhe Hercegovinës për të ofruar ndihmë ndërkombëtare për Qeverinë e Republikës së Shqipërisë .

Operacionet e kërkimit dhe shpëtimit për më shumë të mbijetuar pas një tërmeti të fortë që goditi Shqipërinë herët të martën në mëngjes ka përfunduar, tha Kryeministri Edi Rama këtu të Shtunën, duke konfirmuar numrin vdekjeve të 51eprsonave.

Duke folur në mbledhjen e qeverisë të shtunën në mëngjes, Rama tha: “Më duhet të falënderoj trupat e kërkimit dhe shpëtimit që erdhën nga jashtë. Pa ata ne nuk do të mund të shpëtonim asnjë qytetar nga mbeturinat. Por kjo nuk zvogëlon punën e trupave shqiptare, të cilave u mungojnë mjetet e specializuara ”.

Kabineti diskutoi për hartimin e një ligji të ashpër të ndërtimit pas tërmetit, shtoi ai.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi se 913 personat e plagosur në tërmet kanë marrë ndihmë mjekësore në spitale.

Numri i vdekjeve shkoi në 51 të shtunën pasdite, kur një vajzë 20-vjeçare që ishte plagosur rëndë vdiq në spitalin e Tiranës, raportojnë mediat lokale.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, rreth 250 trupa nga Shqipëria, Italia, Greqia, Mali i Zi, Serbia, Kroacia, Franca, Turqia, Zvicra, Rumania, Maqedonia e Veriut, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara ishin angazhuar në operacionet e shpëtimit që zgjatën tre ditë./gazetaimpakt/sarajevotimes

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne