Bota

32,000 shkelje të Izraelit në Bregun Perëndimor, gjatë vitit 2018

Forcat e Okupimit Izraelit (IOF) kryen gjatë vitit 2018 më shumë se 32.000 shkelje në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin e pushtuar, sipas raportit vjetor të dokumentuar.

Zyra e Medias të Hamasit janë 32,252 shkelje të Izraelit që janë raportuar gjatë vitit 2018 duke përfshirë vrasjen e qëllimshme, arrestimet, bastisjet, ndalimet e udhëtimit dhe prishjet e objekteve.

49 palestinezë u vranë dhe 3567 të tjerë u plagosën vitin e kaluar nga ushtarët dhe kolonët izraelitë, sipas raportit vjetor.

Raporti gjithashtu dokumentoi arrestimin e 5538 palestinezëve duke përfshirë fëmijët, gratë dhe të moshuarit.

Në vitin 2018, forcat izraelite ngritën 4464 pika të kontrollit ushtarak në të gjithë Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin e pushtuan Jhe kryen 6434 bastisje në fshatra dhe qytete palestineze.

136 shtëpi palestineze u shkatërruan gjatë periudhës së raportuar, duke përfshirë 66 shtëpi në Jerusalemin e okupuar, ndërsa 3361 shtëpi u sulmuan me dhunë.

Sipas raportit, 369 prona palestineze u konfiskuan ndërsa 381 të tjera u shkatërruan.

Raporti gjithashtu dokumentoi 762 sulme të kolonëve në vitin 2018, ndërsa udhëtimi për 3429 palestinezëve ishte i ndaluar.

Në të njëjtën linjë, 206 palestinezë u është mohuar hyrja në Jeruzalemin e pushtuar dhe në Xhaminë e Al-Aksa.

Raporti shënon se 291 inkursione nën mbrojtjen e forcave profesionale u kryen në vende të shenjta kryesisht në Xhaminë el-Aksa.

Shkeljet e raportuara kryesisht kryheshin në Ramallah, Jerusalemin e pushtuar dhe Nablus./ ML

OPINIONE