321 shkolla mbyllen nga moti i keq, Nikolla: Orët e humbura do të zëvendësohen

Ministrja Arsimit gjatë një aktiviteti në Shkollën e Kuqe, në kuadër të nismës “Të bëjmë detyrat e shtëpisë”, tha se për shkak të motit me dëborë dhe temperatura të ulëta në 321 shkolla mësimi është pezulluar.

Nikolla u shpreh, se kryesisht mësimi është pezulluar në zonat veriore të vendit, aty ku edhe situata e motit është më e përkeqësuar.

Sipas ministres, orët e prapambetura do të zëvendësohen në ditët në vijim.

Për shkak se reshjet kanë vazhduar me intensitet edhe gjatë ditës së sotme, ministrja nuk dha një datë se kur shkollat mund të rinisin normalisht mësim.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne