Lufti Bilalli
A po tentohet që Bosnja dhe Hercegovinen të zhbëhet nga Dodik dhe Çoviq ?
A ka garantues Marrëveshja e “Dejtonit” për Bosnjen dhe Hercegovinen ? Marrëveshja e “Dejtonit” u arrit me 21 nëntor 1995 dhe u nënshkrua zyrtarisht në Paris me 14 dhjetor 1995
Ju rikujton se deri më tani në disa raste janë dëgjuar pretendime të pasakta për rolin e Bosnjë-Hercegovinës dhe vendeve të tjera që kanë marrë pjesë në negociatat e paqes që rezultuan me nënshkrimin e Marrëveshjes së Dejtonit në vitin 1995, Kroacia dhe Serbia janë “nënshkruese”, “pjesëmarrës” dhe “palë” dhe jo “garantues” të Marrëveshjes së Dejtonit, si dhe në tekstet ku pretendon deputetja shtetërore Mira Pekiç, anëtarja e Presidences së Bosnjes dhe Hercegovines nga entiteti serb Zheljka. Cvijanoviç, përfaqësuesi në parlamentin e shtetit dhe lideri i Srpska së Bashkuar Nenad Stevandiq, presidenti i NSRS Nedeljko Çubriloviç, anëtari i NSRS Darko Banjac dhe presidenti i FBiH Marinko Çavara u vlerësuan si të pavërteta. Kujtojmë se fjala “garant” nuk përmendet fare në Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit dhe në atë kontekst përdoret termi “dëshmitarë”.
Marrëveshja e Paqes e Dejtonit u nënshkrua nga Republika e Bosnjë-Hercegovinës, Republika Federale e Jugosllavisë dhe Republika e Kroacisë, ndërsa Bashkimi Evropian, Republika Franceze, Republika Federale e Gjermanisë, Federata Ruse, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin vende dëshmitare. Vendet që janë dëshmitare të Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit janë tani anëtarë të Këshillit për Zbatimin e Paqes (PIC) dhe në këtë cilësi kanë autoritetin të “kujdesin për zbatimin” e marrëveshjes, domethënë të sanksionojnë pengesat dhe zbatimin jo konsistent të Marrëveshja e Dejtonit. Duke pasur parasysh faktin se fjala “garant” nuk përmendet në këtë marrëveshje dhe se në lidhje me këtë nuk ka “garantues” të Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, disa analist nga Sarajeva, analizojn dhe vlersojn pretendimin e përmendur të Haris Zahiragiqi (Deputet në Kantonin e Sarajeves dhe kuader i partisë së Aksionit Demokratik (SDA) si të sakta.
Perfaqësuesit e partive kryesore të serbëve dhe kroatëve në B&H (Dodik dhe Çoviq) po punojn me të madhe që ta zhbëjn ekzistencen e Bosnjes dhe Hercegovines . Kjo u vrejt edhe gjatë një takimi në Banjallukë, ku Sipas informacioneve të disponueshme, pas takimit me Çoviç-in, Dodik u tha mediave se “zgjidhja e përhershme për BiH” është formimi i tre entiteteve, myslimane, kroate dhe serbe. Dodik specifikoi më tej se Federata e BiH duhet të ndahet në dy entitete, të cilat, sipas tij, do të “siguronin barazinë e kroatëve në vendimmarrjen politike”./fb


















